Francë: Ferexhetë ndalohen me ligj
e martë, 12 prill 2011
Në Francë ka hyrë në fuqi ligji për ndalimin e mbajtjes së ferexhesë në vendet publike nga gratë myslimane.Për gratë që shkelin ligjin parashikohet gjobë 150 EUR dhe pengesë ligjore për marrjen e shtetësisë franceze, ndërsa për meshkujt që detyrojnë gratë të mbajnë ferexhe parashikohet nga gjobë deri në burgim. Mbështetësit e ligjit pohojnë se është një masë e domosdoshme për arsye sigurie publike si dhe të barazisë gjinore, ndërsa masa ka dhe miratimin e publikut të gjerë. Në Francë jetojnë rreth 6 milionë myslimanë, që përbëjnë dhe komunitetin më të madh mysliman në Evropë, dhe pjesa më e madhe e tyre vijnë nga veriu i Afrikës. Ndërkaq, dje janë arrestuar dy protestuese myslimane gjatë një proteste kundër ndalimit të ferexhesë, por sipas policisë arrestimi është bërë pasi protesta ishte e paligjshme.
Nga: Bota
0
Komente |
Lajme të ngjashme
|
12 prill 2011 - 19:28
22 prill 2011 - 23:47
Kurse ne ketu, kemi nje minister idjot arsimi qe po del se eshte kokrra injorantit me gomarlleqet qe nxjerr nga goja. Dhe cuditemi pastaj pse eshte arsimi aq bloze ne Shqiperi dhe diplomat blihen me leke dhe perhere e me teper nuk merren parasysh nga punedhenesit (pervec degeve dhe lendeve llafologjike, llafe dine te tere te bejne si mjeshtra).
10 maj 2011 - 18:23