Fraksion mysliman kundër institucioneve arsimore
e diel, 28 shtator 2008
"Problemet që studentët apo nxënësit myslimanë do të kenë me institucionet arsimore për shkak të besimit, do të zgjidhen gjyqësisht nëpër Gjykata të Shkallës së Parë." Hatibët kryeqytetas përcollën këtë mesazh për besimtarët myslimanë gjatë faljes së të premtes në të gjitha xhamitë e Tiranës, duke pretenduar se një urdhëresë e tillë ishte dhënë nga OJQ-ja "Komuniteti Mysliman i Shqipërisë" me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor dhe atij akademik. Kjo, pasi tashmë është bërë dukuri e përvitshme nxjerrja e problemeve për nxënësit dhe studentët besimtarë myslimanë që mbajnë hapur simbole fetare. Të tilla janë mjekra për djemtë dhe mbajtja e shamive në kokë për vajzat. Më tej imamët pohuan se, nëse punët nuk do të zgjidheshin nga gjykatat, atëherë besimtarët do të ftoheshin sipas ligjeve në fuqi për të dalë në protesta, kundër atyre krerëve të institucioneve arsimore që i diskriminonin. 0
Komente |
Lajme të ngjashme
|
29 shtator 2008 - 20:12
29 shtator 2008 - 20:13
me ça të drejte nuk më le mu ajo të shkoj lakuriq në shkoll?!
29 shtator 2008 - 21:25
29 shtator 2008 - 23:39