Film: "Krijimi" në jetën e Darvinit

Film: "Krijimi" në jetën e Darvinit Fërkimi i përjetshëm mes shkencës dhe fesë ka ardhur sërish në ekranin e kinemasë me filmin "Krijimi" që hapi Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, Kanada.

Drama britanike rrëfen historinë e natyralistit të shek. 19-të, Çarls Darvinit, gjatë punimit të veprës së tij madhore "Prejardhja e llojeve" dhe kundërshtimit që i duhej të përballonte nga bashkëshortja e tij që ishte një fetare e përkushtuar si dhe dhimbjen për vdekjen e vajzës së tij të madhe.

Ishte kjo një kohë e vështirë në jetën e Darvinit, kur, në të ri, mes një mijë mundimesh në jetën personale e profesionale, ai sillte në jetë teorinë se kafshë të ndryshme (përfshi njeriun) vinin nga paraardhës të përbashkët, duke rënë kështu ndesh me konsensusin e deriatëherëshëm mes dijetarëve shkencëtarë e fetarë.

Asokohe pranohej gjerësisht se jeta, në tërë ndërlikimin e saj, nuk mund të ishte formuar prej vetë natyrës. Përkundër kësaj ecuria tejet e hollësishme darviniane e përzgjedhjes natyrore, pikërisht do të vinte në dukje se diçka e tillë jo vetëm që ishte e mundshme, por gjasat ishin se natyra ishte krijuesja e jetës, një koncept që përbën tash themel të mendimit bashkëkohor shkencor.

"Menduam se "Krijimi" është një film që i flet kohës sonë", - pohon njëri prej organizatorëve të festivalit, Kameron Bejli dhe më tej shton, - "Ky tension mes besimit dhe arsyes është diçka që po e vëmë re në filma të ndryshëm dhe këtu ishte distiluar shumë bukur, sidomos në debatet mes dy bashkëshortëve të cilët e shohin botën me sy krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri."

"Për mua është dëshpërues fakti që Darvini konsiderohet ende i debatueshëm, sidomos kur e krahason këtë me idetë e Njutonit apo të Galileut." - pohonte tetorin e kaluar gjatë xhirimeve, regjizori i filmit, Xhon Emieli.

"Mendoj se disa njerëz do të gjejnë çka të kundërshtojnë në film dhe shpresoj se disa dhe do të nxiten të mendojnë pak më fort e më thellë rreth ideve që përmban filmi. Askush që u bë pjesë e këtij filmi, nuk do të mund t'i largohej kësaj" - shton Emieli.

Aktori që luan Darvinin, Pol Betëni, në shikim të parë nuk i ngjan atij dijetari mjekrosh që shumë prej nesh mbajnë mend nga fotot, por siç vëren dhe njëri prej producentëve, Xheremi Tomas: "Dhe Darvini ka qenë dikur i ri!"

Përkundër përshtypjes që mund të kemi, në të vërtetë Betëni i ngjan fort mirë protreteve të natyralistit të famshëm kur ka qenë i ri dhe as entuziazmi i aktorit nuk ishte i vogël kur u caktua të luajë rolin "e këtij njeriu magjepsës".

Skenari i filmit përfshin dy periudha. Në "të kaluarën" tregon Darvinin e ri tek merret me sëmundjen e rëndë të vajzës së tij, Enit, ndërsa në "të tashmen" tregon Darvinin me flokët e rralluar duke peshuar pasojat që teoria do të sillte në zhvillimin e botës dhe brengën e madhe që i rëndon për vdekjen e vazjës së tij, Enit.

"E kam quajtur "Krijimi", mendoj, pak a shumë dhe për të provokuar", - thotë regjizori Emieli, "por është gjithashtu dhe një film që ka të bëjë krijimin si veprim. "Prejardhja e llojeve" nuk është thjesht një veprat më të mëdha shkencore që janë shkruar ndonjëherë, por është gjithashtu dhe një vepër e mrekullueshme letrare. Ndaj dhe rrëfimi ynë ka të bëjë si me krijimin ashtu dhe me vetminë e dëshpëruar të këtij veprimi dhe çarjen që ndodh mes krijimtarisë dhe jetës familjare. Është një nga subjektet që çdo regjizor e ka për zemër."
 1

Komente

krikëlli
krikëlli 
11 shtator 2009 - 05:54
Citim:
"Creation" a moving tale of Darwin's dilemma

Jon Amiel's "Creation" is bound to spark controversy because it depicts Charles Darwin struggling with his epochal 1859 work, "On the Origin of Species," though it's much more than a red flag to religious fundamentalists. The opening-night film at the Toronto International Film Festival is an intelligent, touching depiction of a brilliant man who's sure of his scientific skills but tormented not only by remorse over the loss of a beloved child but also by the realization that he has lost his faith.

It is shot beautifully and boasts performances by Paul Bettany as Darwin and his real-life wife, Oscar winner Jennifer Connelly, as Darwin's wife, Emma, that should attract awards attention. Thoughtful and memorable, it will do well with grown-up audiences across the board.

Working from the book "Annie's Box," by Darwin's great-great-grandson Randal Keynes, screenwriter John Collee shows the scientist as a fully engaged husband and father who buckles under the weight of his daughter Annie's death, for which he blames himself.

Collee and director Amiel move seamlessly back and forth from the lovely times when Annie (Martha West) was the apple of her father's eye to the present as he is wracked with writer's block and the fear that by writing his book, he will lose the love of his deeply religious wife.

Thanks to the writing, pacing and Bettany's nuanced performance, it is one of the best delineations of intellectual and emotional struggle seen on film in many a year. The actor's scenes with Annie and Emma have an extraordinary tenderness that grips the heart just as Darwin's scientific dilemma engages the brain. West is unaffected and winning as the girl, and Connelly, with a perfect English accent, shows the wife's anguish as well as her undying loyalty.

Amiel's greatest achievement is that "Creation" is a deeply human film with moments of genuine lightness and high spirits to go with all the deep thinking.

Louise Stjernsward's costumes and Laurence Dorman's production design, plus the English countryside, make it all very handsome, and cinematographer Jess Hall and editor Melanie Oliver deserve top marks. Christopher Young's score is apt and extremely pleasing.

It would be a great shame if those with religious convictions spurned the film out of hand, as they will find it even-handed and wise.

ndiq nyjen

Rojtar i Pyllit
Rojtar i Pyllit 
11 shtator 2009 - 08:18
Shpresojmë të mos ketë si gjithmonë atë përfundimin e përhershëm ku ateisti shikon nga qielli dhe vihet në dyshim!


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore