Egjypt: Kristianë e myslimanë djegin shtëpitë

Egjypt: Kristianë e myslimanë djegin shtëpitë Kristianë e myslimanë iu kanë vënë flakën shtëpive dhe shitoreve të njëri-tjetrit pranë qytetit Nagaa Hamadi të Egjyptit, ditën e shtunë, tre ditë pasi një i armatosur vrau 6 kristianë në rrugë, sipas njoftimit të shërbimeve të sigurisë.

"Katër shtëpi dhe një shitore, pronë e kristianëve, u kallën në flakë nga myslimanët, ndërsa katër shitore myslimane u kallën nga kristianët", vazhdojnë burimet. Si pasojë e zjarreve u plagosën 6 persona të të dy feve.

Policia ka vijuar duke marrë 46 deponime nga kristianët dhe myslimanët e zonës, të cilët akuzojnë njëri-tjetrin se pala tjetër ishte ajo që nisi e para zjarrvënien.

Vrasja që duket se ka ndezur zjarrin e radhës, ndodhi gjatë mesnatës së krishtlindjeve koptike ditën e mërkurë ndërsa të dy grupimet fetare vijuan me protesta të enjten dhe të premten. Policia arrestoi 25 prej protestuesve.
 3

Komente

POLICAN 
17 shkurt 2010 - 18:26
PO VET PSE SU DOGJEN?


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore