Egjypt: Bombë në sinagogë...
e diel, 21 shkurt 2010
Kajro, 21 shkurt - Policia e Egjiptit tha se një bombë artizanale është hedhur në sinagogën në qendër të Kajros në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar zjarr por jo edhe të lënduar. Sipas policisë, një njeri që ishte vendosur në katin e katërt të një hoteli përballë, rreth orës 3 të mëngjesit e ka hedhur një valixhe në drejtim të sinagogës. Valixhja, e cila përmbante një bombë artizanale të përbërë nga konserva me benzinë dhe acid sulfurik, u dogj shpejt por nuk shpërtheu. Në Egjipt, për një kohë të gjatë ka jetuar një komunitet i madh hebre, që në vitet 40-ta të shekullit të kaluar numëronte rreth 80 000 njerëz, ndërsa vlerësohet se në këtë sot jetojnë vetëm disa dhjetëra hebrenj, kryesisht të moshuar. Në Egjipt gjenden edhe disa sinagoga shumë të njohura. 0
Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
|
Lajme të ngjashme
|