njoftohu | anëtarësohu
Aktualitet    Shkrime    Video    Thënie    Shpoti    ForumTerminologji    Dijeni

Edhe italianët kundër perçeve e ferexheve

Edhe italianët kundër perçeve e ferexheveItalia së shpejti do të kërkojë ndalimin e vellos së plotë myslimane të fytyrës, duke përfituar nga një debat i ngjashëm në Francë, ku Presidenti Nikolas Sarkozi e ka përshkruar perçen si jo të mirëpritur dhe ka nxitur legjislatorët të votojnë një ligj që e kufizon atë.

Ministrja e mundësive të barabarta, Mara Carfagna, tha se qeveria italiane do të ndjekë shumë shpejt hapat e Francës, duke i dhënë jetë të paktën katër drafteve të këtij lloji mbi perçet, që tashmë qarkullojnë në komitetet parlamentare.

"Jam plotësisht dakord me iniciativën franceze, e cila mendoj se do të nxisë shtete të tjera Europiane e kështu dhe Italinë, të vërë në veprim ligje mbi këtë çështje",- tha kësaj jave Carfagna.

"Kjo është për një betejë “sacrosanct-e” në mbrojtje të dinjitetit dhe të drejtave të grave emigrante. Është duke u studiuar një ligj që do të ndalojë përdorimin e perçeve apo vellove të tjera të fytyrës, që nuk janë simbole fetare – dhe nuk jemi ne që e themi këtë, por autoritetet më të larta të botës myslimane, si hoxhët e Kairos apo të Parisit."

Komentet e saj erdhën pasi një panel parlamentar francez nxiti kësaj jave që Asambleja Kombëtare të kalonte rezolutën që dënonte vellon e plotë të fytyrës, duke e mbështetur këtë me ndalimin për gratë që e veshin atë.
Ndaje me miqtë



Jep koment
Kahu postar nuk bëhet publik.
Hap/mbyll ndijëzat
:);):(:D:ahaha::p:lolo::?:ok::sarkast::fyu::!:irat::qysh:
Faqosja: Lër një rresht hapësirë mes kryeradhësh. Kahet në rrjet kthehen vetiu në nyje.

RSS kryesore Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Emërtimet | Botëkuptimet | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2010 SH