Edhe britanikët kundër perçeve e ferexheve

Edhe britanikët kundër perçeve e ferexheve Pjesa më e madhe e britanikëve mbështesin ndalimin e bartjes së ferexhesë në vende publike dhe në shkolla, ka dëshmuar rezultati i anketës më të re, i bërë nga Instituti Angus Read.

Rreth 72 për qind të te anketuarve theksuan se mbështesin ndalimin e ferexhesë në vendet publike, ndërsa 79 për qind e të anketuarve theksuan se janë për ndalimin e perçes nëpër shkolla, Universitete dhe aeroporte.

Rezultatet e anketës u publikuan vetëm një ditë, pas publikimit të raportit të Komisionit të parlamentit të Francës, në të cilin u rekomandua ndalimi i bartjes së perçes në vende publike, si dhe rekomandimi që mos t’i jepet nënshtetësia atyre, të cilët dëshmojnë shenja të dukshme të praktikave radikale religjioze.

Në anketën në Britani, 66 për qind e të anketuarve theksuan se janë për ndalimin e perçes, veshjes myslimane e cila mbulon gjithë trupin e femrave myslimane.

Rreth 75 për qind theksuan se janë për ndalimin e kësaj veshje nëpër shkolla dhe Universitete, ndërsa 85 për qind theksuan se janë për ndalimin e perçes në aeroporte.
 8

Komente

Taip Taipi 
27 janar 2010 - 19:40
Jam plotesisht dakord qe ferexheja te ndalohet ne Evrope. Kutj si pelqen le ta leshoje kontinentin, Keta jetojne ne Evrope duke uryer cdo gje evropjane, por ne te njejten kohe duke i shfrytezuar te gjitha te mirat si mundsimit te mabajtjes se familejs, shkollimit, punesimit etj. Duhet vene zap arogances primitive qe i mohon te shumteen e vlerave civilizuese.


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore