Durrës: Islamikët provokim kundër arsimit publik

Durrës: Islamikët provokim kundër arsimit publik Rektorati i Universitetit "Aleksandër Moisiu" të Durrësit ka reaguar sërish pas shfaqjes së një studenteje me rroba murgeshe gjatë procedurave të regjistrimit.

Në fillim të vitit të ri akademik, ky rast rikthen dhe një herë në vëmendjen e opinionit konfliktin artificial që shkaktojnë fetarët ndaj institucioneve arsimore.

Tre vjet më parë, dy raste që kishin të bënin me studentë myslimanë, e vendosën universitetin më të ri të vendit në qendër të vëmendjes. Zv/rektori i Universitetit të Durrësit, Mithat Mema, thotë se rastet u toleruan në fund të vitit, meqenëse në rregulloren e brendshme Kodi Etik nuk ishte bërë ende publik në vitin e parë akademik, por tashmë që ai është në vitin e tretë të funksionimit rregullat janë të qarta e duhen respektuar.

"Kodi Etik i universitetit ekziston dhe është bërë publik. Nuk mund të cenohet më", thotë zv/rektori Mema, duke lënë të kuptohet se vajza me veshje fetare të besimit të krishterë duhet të zgjedhë mes universitetit dhe rrobës që përfaqëson besimin e saj.

Sipas drejtuesve të universitetit, nuk lejohet ekstravaganca e asnjërit krah dhe aq më tepër veshje që bien në kundërshtim me karakterin laik të institucioneve të arsimit të lartë.

Drejtuesit e Universitetit shprehen të prerë në qëndrimin e tyre, pasi ka një vijë ndarëse mes lirive themelore të njeriut dhe ndarjes së shtetit nga feja të garantuara me Kushtetutë nga njëra anë dhe laicitetit të Universitetit të shprehur në ligjin e arsimit të lartë nga ana tjetër.
 0

Komente

vampiro
vampiro 
1 tetor 2009 - 20:48
Citim:
pas shfaqjes së një studenteje me rroba murgeshe

sa her doja të ikja në shkollë këshu


nuk më lenin zyshat.
posht qafirat


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore