Durrës: Islamikët kërcënojnë bashkinë për ekspozitën
e mërkurë, 3 gusht 2011
Hapja e një ekspozite, në të cilën kishte dhe figura nudo të punuara në dru, duket se ka zemëruar anëtarët e organizatës abrahamike "Komuniteti Mysliman i Shqipërisë", dega Durrës. Kreu i kësaj organizate për Durrësin është shprehur se do të padisë bashkinë e qytetit, e cila ka lejuar hapjen e ekspozitës.Ekspozita është hapur në Galerinë e Arteve të Durrësit, që gjendet ngjitur me xhaminë e KMSH-së. Redi Quku, kryetar i KMSH-së për Durrësin, është shprehur se ekspozita e piktorit dhe skulptorit Mustafa Biduli është e papranueshme. Ai ka thënë se bashkia ka prishur marrëveshjen, sipas së cilës kjo ekspozitë nuk do të hapej në këto ambiente pranë xhamisë. Për më tepër, sipas tij, "kjo është një fyerje për besimtarët myslimanë", pasi ekspozita është hapur gjatë muajit të tyre "të shenjtë". 25
Komente |
Lajme të ngjashme
|
3 gusht 2011 - 21:28
3 gusht 2011 - 23:24
4 gusht 2011 - 10:11
6 gusht 2011 - 16:02
6 gusht 2011 - 16:20
Islamiket duken si femije te llastuar qe vuajne shume nese nuk i ve ne qender te vemendjes dhe kepusin lloj-lloj idiotesish vetem qe te bien ne sy. Le qe nga aq shume gjera sa ofendohen keta duken sikur kane nje urrejtje per jeten dhe nje revanshizem te cuditshem kunder te tjereve, sidomos kur te tjeret e kalojne jeten e tyre ne qefin e vet islamiket duket sikur i ze marazi.
18 nëntor 2011 - 18:46