"Darvini sot", ekspozitë në Muzeun Kombëtar

"Darvini sot", ekspozitë në Muzeun Kombëtar Nga data 29 mars deri në 3 prill, në mjediset e Muzeut Kombëtar, në Tiranë, organizohet ekspozita "Darvini sot", një program interaktiv që heton teorinë e evolucionit dhe ndikimin që Darvini ka pasur mbi shoqërinë në tërësi.

Ekspozita organizohet nën kujdesin e Këshillit Britanik ndërsa shënon 200-vjetorin e lindjes së Darvinit dhe 150-vjetorin e botimit të veprës së tij "Prejardhja e llojeve nëpërmjet përzgjedhjes natyrore".

Disa nga tematikat e ekspozitës janë "Cili ishte Darvini", "Teoria e evolucionit, trashëgimia, variacioni, përzgjedhja", "Faktet për evolucionin në të kaluarën", "Faktet për evolucionin sot", "Si shfaqen llojet e reja", "Si zhvillohen gjenomat", etj.
Nga: Vendi
 10

Komente

korb 
2 prill 2010 - 23:15
Rast fantastik per ateistet qe te shpjegojne me mire per njerzit "ne erresiren fetare" se kush eshte Darvini dhe teorine e tij. Per te gjithe ata qe ndodhen ne kete moment ne Shqiperi, ta shfrytezojne sa me mire kete rast.


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore