Danimarkë: Sëpata islamike kundër piktorit
e shtunë, 2 janar 2010
Policia e Danimarkës ka shmangur një përpjekje për vrasje kundër piktorit Kurt Vestergard, njohur për karikaturat e tij të personazhit të mitologjisë arabe, Muhamedit. Sipas autoriteteve, një islamik 28 vjeçar nga Somalia është futur me dhunë në banesën e piktorit në Aarhus, ku Vestergardi ka arritur të mbrohet në dhomë, ndërsa policia ka ndërhyrë duke qëlluar dhe plagosur somalezin e armatosur me sëpatë... Sipas të dhënave të shërbimit të fshehtë danez, sulmuesi ka kontakte me organizata terroriste islamike në Afrikën Lindore. Botimi i karikaturave të Muhamedit në vitin 2005 pati shkaktuar zemërim dhe trazira të mëdha në botën arabo-islamike. Si pasojë e tyre deri tani kanë humbur jetën 150 njerëz. Vestergardi ndodhet tani nën mbrojtje policore. 9
Komente |
Lajme të ngjashme
|
2 janar 2010 - 12:13
2 janar 2010 - 12:21
2 janar 2010 - 15:09
2 janar 2010 - 23:08
me mire ti rrish larg.
Më duket pa lidhje kjo. S'ka kokërr arsyeje pse danezi në vendin e vet të trembet nga pedet islamike. Përkundrazi, t'i deportojë me kuç e me maç andej nga kanë ardh, në Arabi e Afrikë, nqs. nuk i pëlqen shoqëria daneze.
3 janar 2010 - 04:05
4 janar 2010 - 00:36
11 janar 2010 - 16:32
COPENHAGEN (Reuters) - Danish prosecutors have added a terrorism charge to two charges of attempted murder against a Somali man who broke into the home of a cartoonist whose 2005 drawing of the Prophet Mohammad sparked global Muslim outrage.
The 28-year-old man, who police have said has links to al Qaeda and other militant organizations, was charged with attempting to kill cartoonist Kurt Westergaard and a police officer on January 1 in the town of Aarhus.
Marian Thomsen, chief prosecutor with the East Jutland Police, said the charges were expanded "because trying to kill Kurt Westergaard had a bigger purpose than just killing him."
She declined to elaborate on the new charge which she said has yet to be put before a court.
Under Danish law, certain crimes can bring penalties of up to life in prison if they are deemed to be carried out with the intention of terrorism. The attempted murder charges alone would not lead to such a severe sentence.
ndiq nyjen
15 maj 2010 - 23:32
Stokholm, 15 maj - Persona të panjohur kanë tentuar të djegin shtëpinë e piktorit suedez, Lars Vilks, i cili kishte shkaktuar trazira me karikaturat e Profetit Muhamed, ka njoftuar policia.
“Dëmi nuk është i madh, një pjesë e përparme e shtëpisë është nxirë dhe disa dritare janë thyer. Zjarri është shuar vetë”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Sofi Osterhajm, për Frans Pres.
E përditshmja suedeze “Nerikes alehanda” kishte publikuar në 2007-ën vizatime satirike, si ilsutrim të një komenti. Vizatimet kishin nxitur protesta në qytetin suedez Oerebro, në perëndim të Stokholmit, përderisa në Egjipt, Iran dhe Pakistan ishin ngritur padi.
ndiq nyjen