CO2 shkaktar i përjetimeve para vdekjes

CO2 shkaktar i përjetimeve para vdekjes Të ashtuquajturat "përjetime para vdekjes" (njohur në anglisht si NDE, Near Death Experiences) ku pacientë të ndryshëm pohojnë se shohin jetën t'iu kalojë para syve, ose përjetojnë ndjesi paqeje dhe gëzimi, apo takime me qenie mistike, duket se shkaktohen nga prania e shtuar e dyoksidit të karbonit në gjak.

Pas një studimi të Universitetit të Mariborit në Slloveni, ku u testuan individë të moshave të ndryshme të të dy gjinive që kishin kaluar goditje në zemër, u konstatua se pacientët që patën përjetime të tilla shfaqnin sasi shumë më të larta dyoksidi karboni në gjak se sa pacientët që nuk patën përjetime.

Sipas studimit, nga 52 pacientë gjithsej vetëm 11 syresh kishin pasur kësi përjetimesh, ndërsa nuk u konstatua ndonjë përputhje rrethanash të tjera për sa i përket moshës, gjinisë, arsimimit, besimit fetar, frikës nga vdekja, kohës së rikuperimit apo ilaçeve të marra nga secili.

Gjithashtu u konstua se përjetimet në fjalë ishin më të shpeshta tek ata që kishin pasur të atilla dhe më herët.

Sipas mjekëve: "Studimi i shton të dhëna të reja fushës së dukurive të përjetimeve para vdekjes. Lidhja me dyoksidin e karbonit nuk ishte raportuar më parë, ndaj dhe ka nevojë për studim të mëtejshëm."
 18

Komente

ariu 
18 prill 2010 - 19:32
dmth keta qe shofin drita ne tunele bohen lluce me dioksid karboni :ahaha:
Urimi, Kukes 
22 prill 2010 - 22:55
dmth ata qe qe besojne ne ate qe s'eshte (zot), qenkan te tymosun nga koka. Fatkeqsi, se jane shume.


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore