njoftohu | anëtarësohu
Aktualitet    Shkrime    Video    Thënie    Shpoti    ForumTerminologji    Dijeni

Burim: Përçarje e rrezikshme fetare

Burim: Përçarje e rrezikshme fetareEkstremistë islamikë në fshatin Prigodë të komunës së Burimit në shtetin shqiptar të Veriut, kanë djegur shtëpinë e një familjeje katolike të cilët ishin konvertuar në katolicizëm vitin e kaluar. Djegia vjen pas kërcënimeve me karakter fetar që i ishin dërguar herë pas here familjes mes të cilave bie në sy dhe një "Xhihadi thërret".


KOMUNIKATË PËR SHTYP
Oslo, 20.08.2009 ora 03:10


Sot me datën 20.08.2009, morëm lajmin e hidhur për djegjen e shtëpisë tonë në fshatin Prigodë të komunës së Burimit/Istogut. Kjo nuk është befasi pasi që e kemi parandje se do të ndodhë, posaqërisht pas kërcënimeve të shumta anonime të cilat janë dërguar nga grupet ekstreme islamike, pasi që u pagëzuam në kishën e Zllakuqanit më datën 3 korrik 2008 nga Don Pren Kola.

Pagëzimi i 21 anëtarve me 3 gusht 2008 është bërë në bazë vullnetare dhe në bazë të botkuptimit tonë që kemi.

Ne nuk kemi patur asnjë interes vetjak as politik. Interesi ynë i vetëm ka qenë që t’a rimarrim fenë e të parëve tanë dhe kemi menduar e besojmë se pagëzimi në katolicizëm është i afërt me ndjenjat tona shpirtërore.

Reagimin dua ta përfundoj me një dekalarim të qartë, mu ashtu siç e thashë në Kishën Gjon Pagëzuesi në Zallkuqan. “Ne kemi menduar gjatë dhe kemi vendosur për të u pagëzuar në vendin tonë dhe kishën tonë ku flitet në gjuhën shqipe“. Pra kthim prapa nuk do të ketë përkundër kërcënimeve dhe kalljeve të shtëpive tona nga satelitët shqiptaro – arab, që operojnë nën maska të zeza. Ne veprojmë pa maska dhe publikisht.

Për pagëzimin tonë ne ndihemi të lumtur, aq sa jemi të habitur që njëfarë nëntoke muslimane-“shqiptare” është mobilizuar egërsisht ndaj nesh, sic ka paralajmëruar dhe tani edhe e realizuan kërcënimin.

Këto akte që kanë ngjyrë terroriste, antishqiptare janë të shëmtuara dhe nuk do të na gjunjëzojnë kurrë. Sepse këtë nuk ia arriti të na e bëjë Serbia dhe nuk do lejojmë as ekstremistët islamikë. Por një gjë është e sigurtë, institucionet nuk i morën seriozisht këto kërcënime deri tani dhe shpresoj që tani e tutje do të zgjohen nga kllapia.

Kjo tregon shumë për lirinë dhe sigurinë e Kosovës dhe qytetarve të saj. Këtë e kemi pritur dhe kjo tani ndodhi. Objektet mund t’i kallin por jo zemrat dhe besimin tonë.

Enver Gjon Mehaj



Tani kësaj shkrese po ia bashkangjes disa prova të cilat ishin paraqitur edhe te institucionet përkatëse në Kosovë. Përkitazi me kërcënime përmes postës elektronike dhe telefonave të regjistruar në satelit arab, denoncim në policinë e Kosovës me postë elektronike.

Kërcënimet me postë elektronike drejtuar familjes tonë:

From: mb.lindje mbron (mb.is.kosova@hotmail.com)
Sent: Tuesday, September 16, 2008 9:10:30 PM
To: mehaj@hotmail.com


Organizata mbrojtja e Islamit në Kosovë
Data: E martë, 16 shtator 2008

Para pak kohësh kemi dëgjuar për konvertime të muslimaneve në katolik, kjo na ka bërë që të mendojmë rrethë kësaj qështje, Kosova dhe trojet shqiptare sic dihet dominohet nga konfesioni shumicë musliman mbi 90% , prandaj ne si besimtarë musliman kemi arritur te bëjëm disa projekte që ti dalim në mbrojtje fesë islame, duke parë gjerësisht se si mund të arrijme deri te pika që një ditë t’i themi stop këtij fenomeni. Konvertimi i disa familjeve si ajo e Mehaj dhe të tjerët. Ky projekt i yne do relizohet në një afat shumë të shkurtë, duke aktivizuar forcat tona në të gjithë territorinë e Kosovës.

Kështu që xhihadi do te jetë prezent nese ndokush do ta sulmoj Islamin. Nëse vërtet ashtu mendon kisha katolike se do t’i konvertoj shqiptarët musliman në kristianizem. Atehere te pritet edhe nje luftë fetare mes katolikëve dhe muslimanëve, luftë me të cilën masakra e Sebrenicës do te harrohet! Rasti i Gjon Kekas apo Aliademit sic ishte më parë si duket ka bërë që shumë musliman të kthehen katolik të pafe. Ku organizata Islamike xhihadi therret ka reguar në mënyrë të qartë. Ne jemi tepër të indinjuar me rastin e këtyre konvertimeve dhe vërtet lufta për ta mbrojtur deri në fund fenë Islame do jetë e pashmangshme.

Gjithashtu nxitja e Gjon Kekes apo Aliadem Kekes se të gjithë shqiptarët duhet t’i kthehen rrënjëve të tyre do të paguhet me gjakun e tij, sepse edhe ne e mbështetim organizaten Islamike Xhihadi Therret dhe jemi me të. Askush nuk mund ta ndal këtë projekt dhe qëllim sepse ky do realizohet deri ne fund dhe Kosova nuk do jetë e qetë deri sa e tëra të pastrohet nga të pafetë, sic janë kristianet.

Prishtinë 15.09.2008


Kërcënimet telefonike janë:

Satellitt-Emast 00 88213300300 data 13.10.2008 kl. ca kl 14
Satellitt-Emast 00 88213300300 data 15.10.2008 kl. 11.43
Satellitt-Emast 00 88213300300 data 13.10.2008 kl 15.29


Rast i tjeter i dyshimtë:

Të premten, më 10.09.2008 një grup personash shkojnë në Banjë të Pejës dhe pyesin se ku mund të gjejmë Enver (Gjon) Mehaj nga Prigoda e Istogut.




Letra tjetër e Behar Beqirit me banim në Kosovë, në vijim:

DEKLARATË PËR SHTYP

Shpifjet e Kishës Katolike per konvertimet e “dhunshme” në Islam, cënojnë tolerancën fetare dhe kërkojnë të shkatërrojnë kombin

Forumi i të Rinjve Muslimanë në Kosovë i cili është një organizatë që përcjell gjendjen e kulturës dhe traditës së popullit kosovar dhe të zhvillimeve të tija historike, kohëve të fundit ndjehet shumë i shqetësuar kur sheh disa grupe fondamentalistësh të krishterë të cilët kanë nisur të propagandojnë idera të rrezikshme për bashkëjetesën fetare në Kosovë.

Më saktë, thirrjet që po qarkullojnë nga disa fondamentalistë të krishterë të cilët kërkojnë kinse në kthimin e fesë së të parëve të “Krishterë” janë thirrje që cënojnë tolerancën fetare në atdheun tonë.

Hera e fundit kur një deklaratë e këtillë u lëshua, erdhi me rastin e renegadizmit fetar të një personi me emrin Bajram, i cili pasi ka pranuar të braktisë fenë e gjyshërve të tij muslimanë, si pasojë e indoktrinimin katolik. Personi në fjalë Islamin e quajti si një fe, që është dhënë në mënyrë të “dhunshme”.

FRM sheh me shqetësim që deklarata të këtilla që sulmojnë dhe shpifin kundër fesë islame në Kosovë dhe identitetit të muslimanëve kosovarë, kohët e fundit po përkrahen edhe nga Kisha Katolike. Në gazetën Koha Ditore të datës 28.07.2008 mësojmë që sharje dhe ofendime kundër Islamit janë lëshuar në prezencë të priftit Don Pren Kola, i cili ka pagëzuar një kosovar musliman në katolik.

FRM shpreh keqardhje që Kisha Katolike e cila në të kaluarën e afërt të Ballkanit, shpesh është përzierë në persekutimin e të krishterëve ortodoksë, hebrejve dhe muslimanëve, në ditët e sotme po luan të njëjtën lojë të ndyrë kundër Islamit, duke ndërsyer viktimat e propagandës së saj kundër islamizmit dhe popullit kosovar.

Për sa më lart, ne i apelojmë qeverisë dhe shoqërisë civile në Kosovë që të shoh me shumë vëmendje ofendimet dhe shantazhet që disa elementë të Kishës Katolike janë duke i bërë fesë Islame dhe bashkëjetesës ndërfetare në Kosovë dhe të jenë vigjëlentë për të ruajtur tolerancën fetare në Kosovë, të cilën Kisha Katolike është duke e minuar më keq sesa regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Kryetari i Forumit të të Rinjve Muslimanë në Kosovë

Behar Beqiri
Kryesia e FRM-së
Prishtinë, 31.07.2008




Në gazetën Express vitin e kaluar, Qemajl Morina prodekan në Prishtinë aktin tonë e quajti ”lojë e rrezikshme”!

Tani po besoj se Qemajl Morina po ditka se cfarë paska hyrë në Kosovën e pasluftës dhe se strukturat islamike përdorin metoda frikësimi, si djegje të shtëpive sikurse që mbahen mend në Lug të Baranit deri sa janë islamizuar familjet katolike.

Shtëpinë na e dogjën edhe forcat serbe sepse ishte strehimore e ushtarve të UÇK-së dhe e ndërtuam. Edhe tani pas kërcënimeve e dogji “Xhihadi thërret”, por do të ndërtojmë dhe assesi nuk do të thyhemi në besim as atdhedashuri.



Këtë shkresë e dërgon për publikun dhe institucionet kosovare/shqiptare: Enver Gjon Mehaj, fshati Prigodë.
Ndaje me miqtë

Komente

vanguard 22 gusht, 2009 - 20:59
skandal!! jashte arabet nga tokat shqiptare
1
DarkGoroTh 23 gusht, 2009 - 00:02
Shum Shum keq kjo qe ka ndodh, por sa t'ka Fe s'ka dashuri e miresjellje ne kete bote...

Kshtu qe s'di c'te them me shum...
2
postieri
postieri 23 gusht, 2009 - 19:27
Citim:
OJQ FORUMI I TË RINJVE MUSLIMANË
DEKLARATË PËR SHTYP

Konvertimi në katolik ka patur pasoja emocionale në familjen Kabashı

Forumi i të Rinjve Muslimanë të Kosovës ka lexuar me shqetësim qytetar dhe psikologjik një letër që është hedhur në internet nga një nënshkrues anonim ku shkruhet ‘Familja Mehaj nga Prigoda e Istogut & Familja Kabashi nga Gurrakoci i Istogut’ më datë 22.08.2009.

Pikë së pari FRM duhet të sqarojë opinionin publik që familja Meha dhe Kabashi nuk ndajnë mendimin e kësaj letre, pasi anëtarë të shumtë të familjes Kabashi dhe Meha janë muslimanë dhe janë ndarë publikisht nga çmenduria fetare e para do kohëshme e Gjergj-Bajram Kabashit dhe disa të afërmëve të tij, të cilët braktisën fenë e të parëve tanë muslimanë dhe popullit të Kosovës dhe u pagëzuan në fenë e Kishës Katolike Romane (shiko letrën publike të Salih Kabashit apo shkrimet e Artan Mehës).

Për këtë arsye FRM vë në pah që kjo letër që është hedhur në internet është një trakt i shkruar nga ndonjë fanatik anti-musliman që pas konvertimit fetar sheh endrra me sy hapur dhe beson në fenomene empirikisht të pavërtetueshme nga shkenca moderne.

Së dyti FRM është thellësisht i indinjuar nga histeria fetare që letra anonime kërkon të përhapi në internet kundër fesë muslimane në Kosovë, Islamit fesë së shumicës së popullit tonë, të cilën këta anonimë minoritarë e quajnë fe terroriste.

Në letrën e fanatikëve katolikë sulmohet prodekani i nderuar i Fakultetit të Kulturës Islame në Prishtinë, Qemajl Morina, kryetari i Forumit të të Rinjve Musliman të Kosovës, Behar Beqiri dhe një intelektual nga Shqipëria, nip i fisit Mehaj, Artan Mehaj të cilët akuzohen sikur kanë djegur shtëpinë e familjes Kabashi në Zallkuq të Klinës.

Këto akuza janë një shpifje e rëndë dhe autorët e kësaj letre anonime duhet të përballen me ligjin e Republikës së Kosovës por edhe të vendeve ku ata jetojnë pasi në këtë mënyrë ata nxisin shpifje, urrejtje ndër-fetare dhe sulmojnë karakterin e disa qytetarëve të lirë të Kosovës sonë shekullare demokratike dhe Shqipërisë.

FRM ndjen dhembje të thellë për djegjen e shtëpisë së familjes Kabashi në Zallkuq të Klinës. Për këtë FRM i kërkon policisë së Kosovës që të gjejë dhe ndërshkojë djegësit e saj. Nëse shtëpia e familjes Kabashi është djegur nga rryma elektrike apo i nxehti i madh apo nga vetë banorët e saj, mendojmë që shteti i Kosovës duhet të ndihmojë këtë familje në rindërtimin e shtëpisë.

Por FRM nuk mund të pranojë dot si mentalisht të ekuilibruara akuzat që shkruesi anonim që nënshkruan ‘Familja Mehaj nga Prigoda e İstogut & Familja Kabashi nga Gurrakoci i Istogut’ i bën zotërijve Morina, Beqiri dhe Mehaj sikur janë djegës së shtëpisë së tyre. Sa për sqarim të opinionit publik z Mehaj jeton në Irlandë ndërsa z. Beqiri në këta muajt e fundit jeton në Ulqin të Malit të Zi.

Për z. Mehaj dhe Beqiri djegja e shtëpisë së familjes Kabashi do të ishte aq e mundur sa do të ishte e mundur edhe ardhja e Dytë e Jezu Krishtit apo e Shën Palit në Zallkuq të Klinës për të pagëzuar familjen Kabashi në Krishtërimin Romano Katolik.

Për sa më lartë FRM i bën thirrje ministrisë së shëndetësisë dhe organeve policore të Kosovës që të gjejne se kush është shkruesi anonim i traktit anti-kosovar dhe anti-musliman që është hedhur në internet dhe pasi ta gjejnë, ti ofrojnë trajtim psikologjik dhe klinik të konvertuarit në fenë katolike të Romës.

Me keqardhje dhe shqetësim qytetar

Forumi i të Rinjve Muslimanë - Kosovë
Prishtinë
23.08.2009

ndiq nyjen


Citim:
VAZHDIMËSI SHPIFJESH DHE FYERJESH TË NJË FORUMI

---
*Rikthimi në fenë e të parëve nuk e ka pasur asnjë pasojë as për familjen Mehaj nga Prigoda e as për atë Kabashi nga Gurrakoci i Istogut, por ka shkaktuar shqetësime tek panislamistët dhe për ata Muslimanë "shqiptarë", që identifikohen me shqetësimet e islamizmit botëror dhe që duan ta fusin një pjesë të këtij populli në konfliktin që s'është i tij e që ska përse të bëjë me të
---

Forumi i të Rinjve Muslimanë të Kosovës që së paku deri tash është udhëhequr nga Behar Beqiri (e-maili:mburoja@yahoo.com), që tash jetuaka përkohësisht në Ulqin të Malit të Zi, iu përgjigj shpejt dhe me shqetësim njohtimit të familjeve tona për kalljen e shtëpisë së familjes Mehaj dhe tentim kalljen e shtëpisë së vëllait të Gjergj Kabashit në Gurrakoc të Istogut.

Ne nuk kemi atakuar askend konretisht se kush mund të jetë autori a autorët e këtyre veprave piromane antishqiptare se këtë, siç e kemi theksuar, e kanë për detyrë ta bëjnë organet policore e të hetuesisë nga Kosova, por kemi theksuar dhe sinjalizuar për ata që kanë nxituar disponime të këqija ndaj nesh, ku bëjnë pjesë edhe prodekani i Fakultetit të Kulturës Islame në Prishtinë, Qemajl Morina, Behar Beqiri që na kërcënonte me "forca në terren" dhe Artan Meha nga Lushnja e Shqipërisë që na ka bërë për një kohë të gjatë fyerje e kërcënime nga më të ndryshmet, për çka ne i kemi dëshmitë për gjuhën urrejtëse që e ka përdorur jo vetëm ndaj nesh me rastin e të drejtës sonë legjitime për ta pasur fenë që e duam e që besojmë me shpirt e zemër që i takojmë, e jo atë që duan të na e imponojnë të tjerët.


Familjet Mehaj nga Prigoda e Istogut dhe Kabashi nga Gurrakoci, e njohtojnë opinionin mesa vijon:

Zotërinj të Forumit të të Rinjve Muslimanë të Kosovës, ua bëjmë përfundimisht të ditur se rikthimi ynë në fenë e të parëve nuk e ka pasur asnjë pasojë as për familjen Mehaj nga Prigoda e Istogut e as për familjen Kabashi nga Gurrakoci i Istogut, por ka shkaktuar shqetësime tek panislamistët dhe tek ata muslimanë "shqiptarë", që identifikohen me shqetësësimet e islamizmit botëror dhe që duan ta fusin një pjesë të këtij populli që e praktikon fenë islame në konfliktin që s'është i tij e që s'ka përse të bëjë me të; andaj ne pjesëtarët e Familjeve Mehaj dhe Kabashi nga Prigoda dhe Gurrakoci i Istogut, praktikues të fesë katolike, theksojmë për opinionin publik mesa vijon:

1. Letra e Salih Kabashit nuk paraqet ndonjë dëshmi, fakt dhe s'paraqet asnjë të dhënë se të afërmit tanë janë kundër nesh, përkundrazi pjesa dërmuese e atyre që ai thekson se është i "autorizuar" prej tyre për të shkruar kundër familjes sonë, ka dhjetëvjetsha që nuk flasin e komunikojnë me të, madje ata kanë dashur të ngrenin padi për shpifje ndaj tij, por familja e cekur Kabashi për arsyet e njohura nuk i ka lejuar ta bënin këtë!

2. Ne nuk kemi braktisur asnjë fe, por kemi marrë apo i jemi rikthyer fesë që i takojmë shpirtërisht, të bindur se çdo besim është për të reflektuar dashuri,mirëkuptim dhe mirëbesim ndërnjerëzor, e jo për të krijuar "kufinj" dhe ndasi ndërmjet njerëzve, vëllezërve të një nëne a babai, të një barku a fisi.

3. Artan Meha i Lushnjës as nuk na njeh e as nuk e njohim, kështu që po të jetë e nevojshme ai duhet të përgjigjet për shpifjet e fyerjet ndaj nesh dhe të tjerëve!

4. Letra jonë nuk është shkruar nga fanatik animuslimanë por ne kërkojmë që të zbardhet e vërteta për këto ndodhi të hidhura nga ana e organeve përkatëse të shtetit të Kosovës.

5. Familja Mehaj nga Prigoda e Istogut e thekson publikisht se nuk e ka "nip" personin Artan Meha nga Lushnja me banim në Irland, siç shpifet në deklaratën e këtij forumi muslimanësh të rinj, dhe nuk ka asnjë lidhje gjaku me të sepse familja Mehaj është familje me rrënjë shqiptare denbabaden, ndërsa Artan Meha ka theksuar vet në shkrimet e tija se është gjak i shprishur, racë e përzier që e ndien vetën ma shumë me ndërgjegje turke-islame por që, çuditërisht, përzihet në çështje të brendshme që i takojnë vetëm popullit shqiptar!

6. Familja e vëllait të Gjergj Kabashit nuk gjendet në Zallkuq të Klinës, por në Gurrakoc të Istogut, siç shpifni ju nga FRMja që flisni përmendësh.

7. Siç theksuam më lartë, ne nuk akuzojmë askend për kalljen e tentim kalljen e shtëpive tona, por qëllimisht bëjmë me dije se kush ka përhapur urrejtje,mosdurim, shpifje dhe kërcënime ndaj nesh, ndërsa po të jenë të interesuara janë organet përkatëse ato që do ta zbardhin të vërtetën!

8. Letra e familjeve Mehaj nga Prigoda dhe Kabashi nga Gurrakoci, nuk është shkruar nga persona të paidentifikuar, andaj po të ketë të interesuar për ta ditur se si u shkrua letra, ne do ta njohtojmë por askush nuk mund dhe nuk ka të drejtë t'i bëjë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës për ta shpallur dikend të çmendur vetëm se e thotë një të vërtetë për kalljen e një shtëpie dhe tentim kalljen e shtëpisë tjetër! Ne kërkojmë hetime policore për rastin e ai a ata pjesëtarë të FRMsë që duan ta dërgojnë dikë prej nesh për trajtim psikologjik-psikiatrik, le ta dijnë se për paragjykime e shpifje të tilla ndeshen me ligjin e shtetit përkatës.

Familja Mehaj nga Prigoda e Istogut & Familja Kabashi nga Gurrakoci i Istogut

ndiq nyjen

3
contra 23 gusht, 2009 - 19:44
Si po me duket kjo, si ato filmat amerikane ku zihen kultet e injoranteve fetare...
4
tanku gjermon 23 gusht, 2009 - 20:11
ca filmash amerikone mer lal, kta qekan akoma ne mesjete.
5
afrim 5 tetor, 2009 - 19:59
o mazo ma keq per neve qe vjen e na blen per nje cop byrek e bohemi keshe po e mbrojm muslimanizmin se mu kan te mirt ata nuk jau kish bo zoti shkretin krejt e na keshe po bahemi .........m se jan met pa pun e rrugave ekan gjet veten se po marin pare qaty po shkojn keshe po falemi ja nigojn porrdhat njoni tjetrit
6


Jep koment
Kahu postar nuk bëhet publik.
Hap/mbyll ndijëzat
:);):(:D:ahaha::p:lolo::?:ok::sarkast::fyu::!:irat::qysh:
Faqosja: Lër një rresht hapësirë mes kryeradhësh. Kahet në rrjet kthehen vetiu në nyje.

RSS kryesore Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Emërtimet | Botëkuptimet | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2010 SH