Brazil: Paditen peshkopë e priftërinj pedofilë
e mërkurë, 17 mars 2010
Zgjerohet edhe me tej shtrirja gjeografike e skandaleve seksuale të priftërinjve katolikë. Pas Irlandës e Gjermanisë rasti më i fundit raportohet nga Brazili.Kështu sipas medieve braziliane, dy peshkopë dhe një prift u përjashtuan prej Kishës Katolike braziliane nën akuzën e pedofilisë. Të njëjtat burime saktësojnë se ngjarja u lokalizua në Araparica, qytet në shtetin e Alagoas, pas denoncimit të besimtareve të zonës dhe prindërve të disa fëmijëve të abuzuar. Gjithashtu, dyshohet se një video ku shfaqet njëri prej peshkopëve të përjashtuar duke abuzuar seksualisht me një fëmijë, qarkullon në treg. 6
Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
|
Lajme të ngjashme
|