njoftohu | anëtarësohu
Aktualitet    Shkrime    Video    Thënie    Shpoti    ForumTerminologji    Dijeni

Boston: Hapat e para drejt leximit të mendimeve


Shkencëtarët mund të jenë në prag të përkthimit të mendimeve në fjalë pas një eksperimenti të kohëve të fundit. Me anë të elektrodave të vendosura në trurin e amerikanit, Erik Remsei, i cili gjendet i paralizuar pas një aksidenti automobilistik, por krejt i vetëdijshëm për rrethanat.

Pas kësaj ndërhyrjeje janë regjistruar pulsime në pjesët e trurit që kanë të bëjnë me të folurit. Sipas revistës "Nju Sajentist", elektrodat në fjalë prodhojnë sinjale të posaçme që udhëzojnë më pas një program kompjuterik të foluri.

Eksperimenti është ende në proces e sipër, por studiuesit e Universitetit Boston pohojnë se mund të identifikojnë rreth 80% të tingujve që mendon truri i Ramseit, pavarësisht se i fundit nuk mund të bëjë gojën të flasë për shkak të paralizës. Në javët e ardhshme kompjuteri do të fillojë përkthimin e mendimeve të tij në tinguj konkretë.

"Synojmë të arrijmë bashkëfjalimin me të, por jemi ende larg diçkaje të tillë" - pohuan studiuesit.
Ndaje me miqtë



Jep koment
Kahu postar nuk bëhet publik.
Hap/mbyll ndijëzat
:);):(:D:ahaha::p:lolo::?:ok::sarkast::fyu::!:irat::qysh:
Faqosja: Lër një rresht hapësirë mes kryeradhësh. Kahet në rrjet kthehen vetiu në nyje.

RSS kryesore Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Emërtimet | Botëkuptimet | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2010 SH