Bosnjë: Policia aksion kundër terroristëve islamikë
e premte, 11 shkurt 2011
Policia e Bosnjë-Hercegovinës ka bastisur sot disa shtëpi në verilindje të vendit pas dyshimeve për veprimtari terroriste nga grupet islamike.Sipas prokurorisë bastisjet janë kryer në territorin e Kalesisë, pranë Tuzlës, me qëllim zbulimin dhe parandalimin e veprimtarive në lidhje me terrorizmin dhe përgatitjen e veprimeve terroriste. Gjatë këtij aksioni janë gjetur materiale që janë mbledhur në cilësinë e dëshmisë, transmeton agjencia e lajmeve STA. Në këtë republikë ish-jugosllave në dhjetor të vitit të kaluar janë ngritur akt-padi kundër gjashtë islamikëve për vepra terroriste që kulminuan me sulmin kundër rajonit të policisë në Bugojno, ku një efektiv i policisë humbi jetën dhe shumë të tjerë u plagosën. 10
Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
|
Lajme të ngjashme
|