Bosnje: Hoxha dënohet për pedofili
e shtunë, 14 shkurt 2009
Gjykata e Bosnjes qendrore ka dënuar të premten imamin Rezat Omerhoxhiç me 18 muaj burg, pasi ka abuzuar seksualisht mbi një vajzë të mitur gjatë kohës së mësimit fetar. Hoxha është akuzuar nga vetë vajzat për abuzimet seksuale ndaj tyre, ndërsa padia penale në gjykatën boshnjake është ngritur nga familja e njërës prej vajzave. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gluha-Bukovica të Bosnje-Hercegovinës, rreth 65 km në veriperëndim të Sarajevës, duke shkaktuar skandal në vend. Pas vendimit të gjykatës hoxha Omerhoxhiq ka thënë se dënimi vjen "si pasojë e një komploti mediatik". Ndërkaq kreu i myslimanëve të Bosnjes, Mustafa Çeriç, megjithëse e ka pranuar vendimin, duke hequr Rezat Omerhoxhiçin nga funksioni, është përpjekur ta mbrojë hoxhën pa marrë parasysh ankimet e familjeve të vajzave. Gjatë shfaqjes së tij në media, kreut të komunitetit islamik të Bosnjes i janë drejtuar akuza si "mbrojtës i pedofilëve dhe i vehabistëve". Mandej gjatë një konference për shtyp, Mustafa Çeriçi ka akuzuar mediat për "islamofobi", ndërsa reagimi në vazhdim i gazetarëve ishte se këtu bëhet fjalë për vajza që kanë rënë viktima të pedofilisë, dhe jo për "islamofobi". ndiq nyjen ndiq nyjen
Nga: Bota
68
Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
|
Lajme të ngjashme
|