Belgjikë: Klerikët nën hetim për pedofili

Belgjikë: Klerikët nën hetim për pedofili Policia ka ushtruar kontroll në ambientet e selisë së Kishës Katolike në Belgjikë lidhur me akuzat që janë ngritur ndaj disa klerikëve për abuzim seksual të fëmijëve.

Një zëdhënës i prokurorisë në Bruksel tha se policia ka rrethuar zonën përreth Pallatit të kryepeshkopit të rajonit Meçelen-Bruksel, ku dyshohet se mund të ketë materiale që lidhen me akte të pedofilisë.

Brenda ambienteve të këtij pallati, oficerët po kërkojnë materiale për të mbështetur akuzat në kuadrin e hetimeve që kanë filluar kohët e fundit për abuzimet që janë kryer nga pjesëtarë të kishës katolike në Belgjikë.

Zyra e prokurorit nuk e konfirmoi, por as nuk e mohoi njoftimin e televizionit vendas se policia ka ushtruar kontroll në zyrat e komisionit disavjeçar për hetimin e akuzave të pedofilisë në kishën katolike.

Këto kontrolle ushtrohen vetëm pak muaj pas dorëheqjes së peshkopit me karrierën më të gjatë në Belgjikë, peshkopit të Bruzhit, pasi ai pranoi se kishte abuzuar seksualisht një djalë për vite të tëra.

ndiq nyjen
Nga: Bota
 1



Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore