Belgjikë: BE pritet të mbajë samit për ateistët në tetor

Belgjikë: BE pritet të mbajë samit për ateistët në tetor BRUKSEL – Brukseli do të mbajë një samit të BE-së me ateistët në vjeshtë, duke i ftuar ata për një dialog politik paralel me samitin vjetor që mbahet nga blloku evropian me krerët fetarë të Evropës.

Ndonëse BE-ja është entitet laik, tre presidentët evropianë të Komisionit, të Parlamentit dhe të Këshillit të BE-së, përkrah dy komisionerëve, u takuan të hënën me 24 peshkopë, kryerabinë dhe myftij, si dhe krerët e komuniteteve hindu dhe sik. Ky dialog vjetor që kryhet që nga viti 2005, këtë vit për herë të parë është bërë i detyrueshëm me ligj sipas Nenit 17 të Traktatit të Lisbonës.

Nën presionin e Belgjikës, që mbron me kushtetutë dhe mbështet financiarisht organizatat humaniste BE-ja është detyruar të mbajë një samit të ngjashëm dhe me ateistet në 15 tetor të këtij viti.

Megjithatë, me një lëvizje që shkaktoi befasi por dhe zemërim në radhët e ateistëve, duket se në samit do të marrin pjesë nën kategorinë e "grupeve jofetare" dhe masonët, një organizatë në formë vëllazërie të fshehtë, sipas njoftimit të bërë nga zëdhënësja e Komisionit, Katarina fon Shnurbajn.

"Më duket e çuditshme", shprehet për "EUobserver"-in, Dejvid Poloku, kryetari i Federatës Humaniste te Evropiane. "Disa prej lozhave janë vërtet organizata laike dhe fuqimisht pro ndarjes së kishës nga shteti, por gjithsesi vazhdojnë të flasin për lloj-lloj dokrrash e mitesh si p.sh. 'Arkitektin e Madh të Universit'".

(Për më shumë, ndiq nyjen)
 0

Komente

Anarkisti 
12 shtator 2010 - 03:04
E bukur kjo: "gjithsesi vazhdojnë të flasin për lloj-lloj dokrrash e mitesh si p.sh. 'Arkitektin e Madh të Universit" :ahaha: :ahaha: :ahaha:


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore