BE, Italisë: Hiqni kryqet nga klasat
e enjte, 5 nëntor 2009
Kryqet katolike do të hiqen nga sallat e shkollave në Itali, sipas vendimit që ka marrë Gjykata evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Vendimi erdhi pas një çështjeje të hapur nga një shtetase italiane, e cila do të marrë dhe dëmshpërblim 5 mijë euro nga shteti italian. Sipas Gjykatës së Strasburgut, prania e këtyre simboleve përbën “një shkelje të së drejtës së prindërve për t’i edukuar fëmijët sipas bindjeve të tyre” dhe shkelje e “të drejtës së besimit”. Qeveria italiane do ta apelojë çështjen. Soile Lautsi, nënshtetase italiane me origjinë nga Finlanda, nënë e dy fëmijëve, në vitin 2002 i kishte kërkuar institutit shtetëror “Vittorino da Feltre” në Padova të hiqte kryqin nga klasat ku bënin mësim fëmijët e saj. Në çështjet gjyqësore në Itali ajo kishte humbur gjithmonë. Tani gjykatësit e Strasburgut i kanë dhënë të drejtë. Kjo ishte seanca e parë e bërë në Strasburg për sa i përket simboleve fetare në shkolla. 9
Komente |
Lajme të ngjashme
|
4 nëntor 2009 - 21:27
On Tuesday, the European Court of Human Rights ruled that the display of crucifixes in state schools in Italy contravenes the right to religious freedom. The verdict has caused consternation in Catholic Italy.
The Vatican says it has been shocked saddened by the decision. The Italian government is furious, calling the ruling absurd and shameful.
Education Minister Mariastella Gelmini argues that the crucifix is “a symbol of our tradition” rather than a religious symbol. She is quoted as saying: "No one, and certainly not an ideological European court, will succeed in erasing our identity".
The case was brought by Soile Lautsi. She first complained eight years ago about the presence of crucifixes in every classroom at her children’s school near Padua.
She had no success in Italian courts, but has now been awarded 5000 euros in damages by the European court. The Italian government is appealing against the verdict.
ndiq nyjen
6 nëntor 2009 - 12:03
6 nëntor 2009 - 17:49
18 qershor 2010 - 22:22
Konferenca Ipeshkëvore e Shqipërisë i është drejtuar me një deklaratë-apel Gjykatës së Strasburgut, ku i kërkohet që të mos ndalohet ekspozimi i simboleve fetare, në veçanti në vendet ku formohen mendjet dhe zemrat, pasi këto simbole nuk janë një pengesë, por stimul dhe shembull për një rritje të plotë të identitetit dhe vlerave të breznive të ardhshme.
Gazeta Shqiptare zbulon se ka qene pikerisht nisma ne Itali që ka bërë që të reagojë edhe Konferenca Ipeshkëvore e Shqipërisë, e cila me anë të një deklarate i bën thirrje gjykatës së Strasburgut që të hedhë poshtë vendimin e marrë dhe të pranojë rekursin e qeverisë italiane për lejimin e simbolit të kryqit në shkollat italiane sikurse është deri tani.
"Si Ipeshkëvinj të Kishës Katolike në Shqipëri... me këmbëngulje kërkojmë që të mos e refuzoni ekspozimin publik, të simboleve fetare, në veçanti në vendet ku formohen mendjet dhe zemrat, në sigurinë se këto simbole nuk janë një pengesë, por stimul dhe shembull për një rritje të plotë të identitetit dhe vlerave të breznive të ardhshme. ..", - ka qenë kjo nje pjese e deklaratës e Konferencës Ipeshkëvore e Shqipërisë rreth paraqitjes së simboleve të krishtera, e mbajtur nga imzot Angelo Massafra, zëvendëspresident i Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë.
Don Gjergji ka shpjeguar per GSH se pas rekursit të qeverisë italiane, më 30 qershor 2010 do të merret një vendim tjetër për lënien në fuqi apo ndryshimin e sentencës.
ndiq nyjen
19 qershor 2010 - 17:25
U mbush vendi me pedofilë...
3 tetor 2011 - 07:44