Austri: Prifti pedofil ka abuzuar me 20 fëmijë

Austri: Prifti pedofil ka abuzuar me 20 fëmijë Një prift i Kishës Katolike, nga zona juglindore e Austrisë, ka dhënë dorëheqjen nga posti i abatit pas publikimit të akuzave për abuzime seksuale me rreth 20 fëmijë gjatë shërbimit të tij 40-vjeçar. Manastiri i Salcburgut dhe Kolegji Kalksburg në Vjenë janë tani pjesë e hetimit policor.

Vitin e kaluar Bekeri ishte ballafaquar sërish me akuza për pedofili, por nuk kishte pranuar të jepte dorëheqje, përkundrazi i kishte ofruar viktimës pagesë 5000 euro për të heshtur.

Vala e skandaleve është rindezur pak më parë dhe në Holandë ku peshkopët katolikë kanë nisur hetime të brendshme për abuzim seksual ndaj fëmijëve.

Kohët e fundit kishat në Gjermani, Irlandë dhe SHBA janë njollosur të gjitha me skandale abuzimesh seksuale ndaj fëmijëve si dhe me përpjekje për t'i mbuluar këto në postet më të larta.

Disa prej akuzave të ngritura në Gjermani përfshijnë dhe shkollën e Katedrales Regensburg, ku ka shërbyer dhe vëllai i kreut të Vatikanit, Jozef Racinger.
 8



Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore