Australi: Zbulohet botë e panjohur nënujore

Australi: Zbulohet botë e panjohur nënujore Një botë "fantastike" nënujore është zbuluar nga një grup biologësh me ndihmën e një roboti në brigjet australiane.

Roboti, i pajisur me kamera nënujore ka pikasur specie të reja kafshësh ujore për të cilat nuk dihej asgjë më parë.

Sipas biologëve, aty ku nuk mbërrin drita jetojnë specie që njerëzimi ende nuk i njeh dhe ky është një lajm shumë i veçantë.

Zona me speciet e rralla ndodhet në jug të ishullit të Tasmanisë, rreth 3'000 metra nën sipërfaqen e ujit.

“Mes specieve që kemi zbuluar, një prej më të veçantave është merimanga detare”, thekson Thresher, drejtor për kërkimet shkencore të Komonuelthit, sipas të cilit, kjo ekspeditë është e para që studion në thellësi kaq të mëdha detare.
 1

Komente

postieri
postieri 
22 janar 2009 - 20:03
ndiq nyjen
Gabriella 
17 prill 2010 - 17:55
Është fantastike e gjithë bota më parë nuk ka ditur asgjë për këtogjallesa nën ujore por tani e dim vetëm fal jush


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore