Athinë: Muzeu i Akropolit shkurton filmin pas protestave të Kishës Ortodokse
e martë, 28 korrik 2009
Muzeu i ri grek i Akropolit do të heqë disa skena nga një film i shkurtër i regjisorit, Kosta Gavra, pas protestave të Kishës Ortodokse greke, njoftoi të dielën drejtori i muzeut.Debati mbi filmin dokumentar, që informon vizitorët mbi historinë e tempullit të shek. V p.e.s. të Parthenonit përmban disa fragmente ku ilustron kristianët e hershëm duke e shkatërruar, të cilat u bënë dhe shkak i reagimeve nga Kisha gjatë muajit qershor. "Atë që Kisha e atëhershme bëri me tempullin, thyerjen e mermerëve, po e bëjnë edhe sot (ndaj këtij filmi)",- tha Gavra në tv privat MEGA. "Nëse ata do ta shfaqin në atë mënyrë ... atëherë emri im nuk do të jetë në film." - shtoi regjisori. Në histori, kristianët e hershëm ishin ata që shkatërruan tempujt dhe statujat e epokës për të çrrënjosur paganizmin. ndiq nyjen
Nga: Bota
0
Komente |
Lajme të ngjashme
|
28 korrik 2009 - 01:28
29 korrik 2009 - 09:33