Arabi: Pushohet kreu i policisë fetare sepse ishte kundër ndarjes gjinore

Arabi: Pushohet kreu i policisë fetare sepse ishte kundër ndarjes gjinore Kreu i rajonit të policisë fetare në Mekë të Arabisë Saudite, është pushuar nga puna pasi shprehu kundërshtimin e tij ndaj direktivës për ndarje gjinore në mjedise publike, siç njofton një funksionar i kësaj policie.

Policia fetare në Arabi vepron nën kontrollin e Komisionit për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Vesit dhe ka për detyrë të imponojë rregullat islamike sipas standardit arab, në të cilin meshkujve e femrave që nuk janë familjarë nuk i lejohet të qëndrojnë së bashku në mjedise publike.

“Të qëndruarit së bashku (i të dy gjinive) është diçka natyrore dhe nuk ka ndonjë arsye të mirë se pse të ndalohet”, kishte thënë në një intervistë kreu i policisë fetare të Mekës, Ahmed al-Gamidi. Ai u pushua menjëherë pas kësaj deklarate.

Policia fetare në Arabi burgos shpesh meshkuj e femra që kapen duke qëndruar së bashku në lokale, shitore, restorante apo mjedise të tjera publike.

Këta policë patrullojnë kudo për të siguruar që femrat të mbulohen siç duhet, të mos vendosin makijazh, që shitoret të mbyllen pesë herë në ditë gjatë orarit të lutjeve dhe që meshkujt të shkojnë në xhami në oraret e caktuara.

I vetmi vend ku meshkujt e femrat lejohen të qëndrojnë së bashku është Universiteti ndërkombëtar i Shkencës dhe Teknologjisë “Mbreti Abdullah” ngritur nga vetë mbreti saudit larg qendrave urbane pranë një fshati në Detin e Kuq.
 9

Komente

mjeshtri 
23 prill 2010 - 20:12
kam nja gjysem ore qe po e shikoj ate foton po s'po ia qelloj se ca specie e botes shtazore jane keta
taulantus 
22 mars 2011 - 02:39
kjo specie eshte nje evoluim extrem i orangutangut!!!


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore