Arabi: Një gruaje 8-vjeçare i refuzohet divorci


Riad - Një gjykatës në Arabinë Saudite ka refuzuar për të dytën herë të anulojë martesën mes një vajze 8-vjeçare dhe një burri 47-vjeçar, sipas rrjetit CNN.

Vendimi më i fundit, në të cilin gjykatësi përsëriti vendimin e tij të parë, u dha ditën e shtunë në qytetin e Onaizas, ku një vit më parë i njëjti gjykatës nuk mori parasysh kërkesën e vajzës për divorc, të paraqitur nga nëna e saj.

Sipas CNN, gjykatësi sheik Habib Al-Habib, "i qëndroi vendimit të mëparshëm dhe këmbënguli që vajza mund të bënte kërkesë vetë pasi të arrinte moshën e pubertetit". Ndërkaq nga familja bëhet me dije se nëna e vajzës do të vazhdojë të kërkojë divorc për vogëlushen.
 0



Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore