Arabi: Një grua 12-vjeçare kërkon divorcin

Arabi: Një grua 12-vjeçare kërkon divorcin RIAD- Një vajzë nga Arabia Saudite, në moshë 12 vjeçe, po zhvillon betejë për divorc nga burri i saj 80-vjeçar. Në këtë drejtim po i ndihmon Komisioni për të drejtat e njeriut, gjë që paraqet rastin e parë të tillë në këtë vend.

Vajza para një viti u detyrua për martesë me kushëririn e babait të saj për një pajë prej 17 000 eurove.

Nëna e vajzës shumë shpejt ka kërkuar divorc në emër të bijës së saj, por pas pak kohësh e tërhoqi kërkesën pa kurrfarë sqarimi. Interesat e vajzës 12 vjeçe po i përfaqëson Komisioni saudit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i cili kërkon divorc në emër të saj.

Aktivistët e këtij komisioni shpresojnë se kjo procedurë për divorc do të bëjë të mundshme aplikimin e kufirit të ulët të moshës për lidhje të një martese.

Në viset e varfra të Arabisë Saudite martesat e dhunshme ndërmjet fëmijëve dhe të rriturve janë ende dukuri e shpeshtë.
 0

Komente

Rojtar i Pyllit
Rojtar i Pyllit 
22 shkurt 2010 - 09:57
Në lagjen time, fqinjët islamik e kanë mbuluar vajzën e tyre që tani që është rreth 8 vjeç, kshtu që nuk është habi që më vonë të vemë re dukuri të tilla edhe tek ne.

Gjasat janë "të mira"....


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore