Arabi: Ateistët shtojnë numrin në internet
e diel, 9 maj 2010
Në shumë vende arabe ateizmi është i jashtëligjshëm, në disa syresh mohimi i fesë dënohet me vdekje. Mosbesimi gjithashtu nuk mund të pohohet në publik.Por duket se interneti ka mundësuar atë që ndalojnë teokracitë, ateistët e vendeve arabe të mblidhen në një vend ku mund të shprehen të lirë. Për këtë qëllim është hapur forumi në adresën el7ad.com (transkriptim i Ilhad, që do të thotë ateizëm) me emrin "Arab Atheists Network" (Rrjeti i Ateistëve Arabë) e që tashmë numëron 15'000 anëtarë. Lajmi është botuar dhe në të përjavshmen gjermane "Die Zeit" ku theksohet se në diskutimet e forumit marrin pjesë dhe femrat dhe se faqja ndodhet nën sulm të vazhdueshëm informatik nga islamikët, që me shpirtin e tolerancës që i karakterizon lëshojnë sharje e kërcënime nga më të ndryshmet.
Nga: Bota
40
Komente |
Lajme të ngjashme
|
9 maj 2010 - 12:38
Gjuha e tyre - gjuha e Zotit, veshja e tyre e shkretëtirës - veshje botërore, emrat e tyre - të shenjtë, kultura e tyre - dobësia e Zotit, popull i zgjedhur, histori e stisur, toke e shenjtë, femra skllave. Të drejta për pedofilët dhe përdhunuesit, martesa poligame...
U paska hyrë djalli arabëve, kështu që arabt shqiptarë të bëjnë kujdes...
11 shtator 2010 - 03:06