Ateistët | Arsye, Natyrë, Kulturë
AteistëtLajme › "Allahu më tha të vrisja hallën"

"Allahu më tha të vrisja hallën"

"Ajo nuk duhet të dilte nga shtëpia, madje as për të punuar arat pasi Allahu më kishte thënë që ajo duhet të qëndronte në shtëpi", i ka pohuar Ademi grupit hetimor. Sipas policisë mesditën e së dielës kërkesat e 43-vjeçares, e cila ishte e sëmurë mendore, për të dalë nga shtëpia ishin bërë më këmbëngulëse.

“Unë i thashë që të mos dilte por ajo filloi të më kundërshtonte kështu që unë fillimisht i bërtita që të qëndronte në shtëpi por më pas nuk më kujtohet se çfarë ndodhi ndodhi”, i ka pohuar 32-vjeçari policisë ndërkohë që tronditja e tij psikologjike ka ardhur duke u rritur pasi mori vesh se e afërmja e tij kishte humbur jetën në spital si shkak i plagëve të rënda.

http://www.shekulli.com.al/news/101/ARTICLE/26554/2008-06-02.html

Danat:

Komente

#1 2 qershor, 2008 - 15:32
Blin
Blin
Anëtarësuar: 5.2007 Vendndodhja: Tiranë

Veç faktit që ky paska heq një me kartelë nga qarkullimi, allahu i foli shqip apo arabisht? Se policia duhet të verifikojë nëse metërmen i ka fol allahu, dhe nqs i ka fol në ça gjuhe i ka fol dhe a merr vesh atë gjuhë ky a jo?

Masnej nqs ia ka dhon urdhrin allahu në shqip, atere s'ka asi punë policia të ndërhyjë te urdhrat të madhit se simas kushtetutës populli shqiptar vepron "me besim te Zoti dhe/ose vlera të tjera universale"...


#2 2 qershor, 2008 - 15:34
Aht
Aht
Anëtarësuar: 11.2007 Vendndodhja: Tiranë


Vladimir Ademi

plako, ky duket që ka fol me vërte me allahun, nuk e di n`ça gjuhe, po ka fol


Jep koment

Kahu postar nuk bëhet publik.
Hap/mbyll ndijëzat
:);):(:D:ahaha::p:lolo::?:ok::sarkast::fyu::!:irat::qysh:
Faqosja: Lër një rresht hapësirë mes kryeradhësh. Kahet në rrjet kthehen vetiu në nyje.

ateistet.org | © 2007 - 2008 SF
Përshtatja dhe shqipërimi