Duke lexuar këto temat e fundit të Skerdit, del vërtet si çështje më vete fakti se si arrin një dikush ta quajë veten anëtar të një feje kur nuk ka lexuar as librin që supozohet se e bën të asaj feje? Nëse personi fetar nuk beson librin X të fesë së tij atëherë ku dallon ky person "fetar" nga një person ateist?
aty e ke dhe problemin, te premisa. kush tha qe duhet te lexosh apo besosh librin qe te jesh kristian, mysliman, etj. ka plot persona qe jo vetem qe skane lidhje me librat po kujtojne dhe se feja trashegohet gjenetikisht... meqe e ka pas i ati apo gjyshi, atehere e ka dhe djali apo nipi...
sepse truni i katunarit "works in mysterious ways".
Ok, po kjo dmth që thjesht janë injorantë. E lëmë mënjanë shtresën injorante të fetarëve që mund ose s'mund të jenë shumica, dhe kapim pjesën që supozohet se e thotë me vetëdije se është anëtar i kësaj apo asaj feje. Si është e mundur kjo kur ky person nuk ka lexuar kurë librin ku parimisht duhet të besojë? Është njësoj si të thuash se je homoseksual duke mos qenë homoseksual! Më duket si gjest skicofren, sidomos kur dhe e mbron fenë, apo homoseksualizmin për t'i qëndruar analogjisë, pa ditur se çfarë po mbron.
s'di ca te them. po ideja qe duhet te lexosh librin qe t'i perkasesh nje feje as qe ia ka kalu mendjen fetarit tipik (gjith fetarve dmth). fetaret po te kishin lexu librat sdo ishin me fetare - pastaj shifet dhe pragmatizmi. nqs neser regjimi shoqeror kerkon te thuash se je homoseksual se perndryshe mund te kesh sanksione te ndryshme qe te lene pa buke, me siguri qe te gjithe kta qe jane sot fetare do vetquhen homoseksuale, sepse ashtu e do pragmatizmi (pavarsisht se s'do jene, po do quhen, ashtu si sot qe quhen myslimane, kristiane etj etj). kjo trego nivel shume te ulet vetedije dhe ndergjegje ne keta njerez. aq me shume kur ne shqiperi fete vijne pas pushtimeve, qe dmth qe jane vendosur ne kete menyre nga administratat e huaja dhe jane kancer per trupin kombetar
Në Shqipëri përqindja e atyre që kanë lexuar "librat e shenjtë" është shumë e ulët. Në fisin tim, që e kam nga të dyja anët "musliman", përveç meje, që jam ateist, nuk e ka lexuar asnjeri, madje nuk kanë asnjë lloj ideje se çfarë shkruhet aty. Më kujtohet një çun i lagjes që më pyeti njëherë: Me vërte e ke lexu gjith atë libër(hyjnizimi pa baza, pa arsye)?! Se edhe un myslymon jem.
Pjesa më qesharake është kur shkon në ndonjë birrari dhe kërkon për meze brinjë derri, kamarjeri thotë se nuk përdoret derri aty, pasi janë myslymanë.
Po birrë pse shisni?!
Kjo gjë ka të mirat dhe të këqijat e veta brenda. E mira sipas këndvështrimit tim, është se këta njerëz me rritjen e nivelit kulturor ka më shumë gjasa të bëhen ateistë. E keqja është se pa arritur këtë nivel mund të jenë pre e viruseve Aziatike.
E mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit eshte shqiptaria!
Si mund ta quash veten anëtar të një feje kur nuk beson as librin?
Përgjigjja është e thjeshtë. Pjesa dërrmuese e fetarëve janë hipokritë. Arsyet apo shkaqet pse janë hipokritë mbase anojnë më tepër nga pragmatizmi, siç është sqaruar sipër, por konstatimi këtu është se të qenit fetar kur nuk beson mbi 90% të atyre që thotë libri do të thotë se je hipokrit që "bëhesh" fetar ngase do të përkasësh diku, përndryshe të duket vetja i përjashtuar nga rrethi shoqëror në të cilin u ndodhe.
Si ndikon pastaj feja që arrin rrethi shoqëror të krijojë presion mbi individin për tu deklaruar i një feje të caktuar, është mbase bukë për tjetër çështje. Gjithsesi mekanizmi është parak, nuk ka ndonjë mister të madh.
sepse truni i katunarit "works in mysterious ways".
brand
Vendndodhja: në gjethe
sypetrit
Vendndodhja: n'kacolle
Pjesa më qesharake është kur shkon në ndonjë birrari dhe kërkon për meze brinjë derri, kamarjeri thotë se nuk përdoret derri aty, pasi janë myslymanë.
Po birrë pse shisni?!
Kjo gjë ka të mirat dhe të këqijat e veta brenda. E mira sipas këndvështrimit tim, është se këta njerëz me rritjen e nivelit kulturor ka më shumë gjasa të bëhen ateistë. E keqja është se pa arritur këtë nivel mund të jenë pre e viruseve Aziatike.
E mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit eshte shqiptaria!
vintermark
Vendndodhja: Afganistan
Përgjigjja është e thjeshtë. Pjesa dërrmuese e fetarëve janë hipokritë. Arsyet apo shkaqet pse janë hipokritë mbase anojnë më tepër nga pragmatizmi, siç është sqaruar sipër, por konstatimi këtu është se të qenit fetar kur nuk beson mbi 90% të atyre që thotë libri do të thotë se je hipokrit që "bëhesh" fetar ngase do të përkasësh diku, përndryshe të duket vetja i përjashtuar nga rrethi shoqëror në të cilin u ndodhe.
Si ndikon pastaj feja që arrin rrethi shoqëror të krijojë presion mbi individin për tu deklaruar i një feje të caktuar, është mbase bukë për tjetër çështje. Gjithsesi mekanizmi është parak, nuk ka ndonjë mister të madh.
Na ishte njëherë zoti...