Aktualitet    Shkrime    Video    Thënie    Shpoti    ForumTerminologji    Dijeni
njoftohu | anëtarësohu
#1 19 janar, 2010 - 20:57
postieri
shpejtoid
postieri
Anëtarësuar: 10.2008

Citim:
Vajzat me perçe do të lejohen ligjërisht në institucionet arsimore

Vetëm një vit më parë, ministri i Arsimit i qeverisë “Berisha” deklaroi se nuk do të lejohen në universitet apo në shkolla publike vajzat që mbulojnë kokën me shami, pasi shkollat në Shqipëri janë laike. Por, projektligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi” u jep fund debateve për lejimin ose jo të shfaqjes së besimit dhe të fesë. Ky draft i paraqitur në Kuvend nga një grup deputetësh parashikon lejimin e të drejtës së shfaqjes së besimit dhe të fesë. Madje ky projekt i detyron të gjitha institucionet publike arsimore që të mos i pengojnë personat që shfaqin fenë dhe besimin. Ky draft u jep fund debateve që kanë shoqëruar së fundi fillimin e viteve shkollore.

Madje projektligji, i cili përfshin ndalimin e diskriminimit për disa target grupe, ku përfshihen orientimet e ndryshme seksuale, raca, gjinia, etnia, gjuha etj., parashikon rrugën e ankimimit në rast të shkeljes së dispozitave ligjore që parashikon në këtë projektligj që pritet të futet së shpejti në axhendën e punimeve të Kuvendit.

Në Nenin 10 të projektligjit “Për mbrojtjen nga diskriminimi” parashikohet ndalimi i diskriminimit në rastin e ushtrimit të së drejtës së besimit. “Ndalohet diskriminimi lidhur me ushtrimin e së drejtës dhe lirisë së ndërgjegjes e të fesë, veçanërisht, kur ka të bëjë me shprehjen e tyre nëpërmjet fjalëve ose paraqitjes”, - shkruhet në pikën e parë të këtij neni. Më poshtë parashikohet kufizimi i kësaj të drejte vetëm për arsye të sigurisë kombëtare.

“Përbëjnë përjashtim dispozitat e përgjithshme ligjore ose nënligjore, të cilat janë të domosdoshme për sigurinë publike, për identifikimin e personave për shkak të një interesi legjitim shtetëror, për parandalimin apo ndjekjen e veprave penale, ose kur elemente të paraqitjes janë të lidhura me detyrime që burojnë nga rregullat për ushtrimin e profesionit dhe funksione të ndryshme publike e private”, - shkruhet në pikën 2 të këtij neni.

Ndërsa në Nenin 17 të këtij drafti parashikohet e drejta e çdo njeriu, pavarësisht besimit apo fesë për të ndjekur shkollën. “Ndalohet t’i refuzohet një personi ose një grupi personash pranimi në një institucion arsimor publik”, - shkruhet në pikën dy të Nenit 17.

(...)

Procedurat e ankimimit në rast të diskriminimit të çfarëdollojshëm

Në projektligjin e paraqitur në Kuvend nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike janë parashikuar procedurat e paraqitjes së një ankimimi në rast të pretendimit për diskriminim. Në Nenin 33 të këtij drafti parashikohet se “një person ose një grup personash që pretendojnë se janë diskriminuar, ose një organizatë me interesa legjitime që pretendon diskriminim në emër të një personi apo grupi personash mund të paraqesë ankesë së bashku me provat e disponueshme para komisionerit, me shkrim, ose në raste përjashtimore, gojarisht në mënyrë që të mund të mbahet procesverbal. Organizata me interesa legjitime paraqet prokurë të posaçme për të përfaqësuar personin ose grupin e interesave. Me marrjen e ankesës komisioneri vërteton faktet.

Për këtë qëllim, komisioneri mund t’u kërkojë ankuesit dhe personit kundër të cilit është drejtuar ankesa të paraqesin parashtrime me shkrim brenda 30 ditëve nga dita që bëhet kjo kërkesë. Kur e sheh të përshtatshme komisioneri zhvillon një seancë dëgjimore publike dhe fton palët dhe çdo person tjetër të interesuar. Kur e sheh të përshtatshme komisioneri kërkon të arrijë një marrëveshje pajtimi mes ankuesit dhe personit kundër të cilit është paraqitur ankesa. Në rast se personi kundër të cilit është bërë ankesa nuk e informon komisionerin ose nuk e zbaton vendimin, komisioneri vendos masë për ndëshkimin me gjobë për personin kundër të cilit është paraqitur ankesa.

Si mjet të fundit, veçanërisht kur shkelësit nuk i përmbahen vendimit të komisionerit ose nuk e paguan gjobën brenda tre muajve pas afatit të caktuar nga komisioneri dhe sanksioni nuk është kundërshtuar në gjykatë, komisioneri mund t’u kërkojë autoriteteve kompetente heqjen apo pezullimin e lejes ose autorizimit të shkelësit për ta ushtruar veprimtarinë e tij. Shkelësi ndaj të cilit merret masa ndëshkimore me gjobë ka të drejtë të ankohet në gjykatën kompetente sipas Kodit të Procedurës Civile.

ndiq nyjen

#2 19 janar, 2010 - 20:05
postieri
shpejtoid
postieri
Anëtarësuar: 10.2008
Brenda të njëjtit projektligj:

Citim:
Projektligji, homoseksualët në Shqipëri do të mbajnë poste publike

Homoseksualët në Shqipëri mund të zgjidhen, të emërohen në poste publike apo të merren me politikë. Kjo është parashikuar në projektligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, i depozituar së fundi në Kuvend nga pesë deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe një deputet i LSI-së. Drafti i firmosur nga Mark Marku, Raimonda Bulku, Paulin Sterkaj, Selami Xhepa, Viktor Gumi e Nasip Naço nuk parashikon në asnjë nen të tijin ligjërimin e martesave brenda gjinisë, ashtu sikurse ka premtuar pak kohë më parë kryeministri Berisha. Por ajo që sjell ky projektligj është mundësia që i krijohet kësaj kategorie për t’u zgjedhur apo emëruar në poste publike.

“Pjesëmarrja në politikë. Ndalohet diskriminimi në ushtrimin e së drejtës për të zgjedhur, për t’u zgjedhur dhe për t’u emëruar në një detyrë publike”, - shkruhet në Nenin 9 të draftit për mbrojtjen nga diskriminimi. Ndërkaq, Berisha, megjithëse deklaroi pak muaj më parë se në Shqipëri do të ligjërohen martesat brenda gjinisë, kjo nuk është parashikuar në këtë projekt.

Projektligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi” ka si qëllim “të parandalojë dhe të ndëshkojë të gjitha format e diskriminimit sipas fushave konkrete, për shkaqe që kanë të bëjnë me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, besimet politike, fetare ose filozofike, statusin ekonomik, arsimor, shoqëror, shtatzëninë, përkatësinë e përgjegjësinë prindërore, moshën, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, statusin shëndetësor, predispocione gjenetike, paaftësinë, përkatësinë në një grup të veçantë ose për çdo shkak tjetër”.

Për hartimin e këtij ligji është marrë në konsideratë edhe projekt-direktiva e Këshillit të Europës e 2 korrikut 2008 mbi implementimin e principeve të trajtimit të barabartë midis personave, pavarësisht nga feja, ose besimi, paaftësia, mosha ose orientimi seksual. Ky projektligj merr përsipër të mbrojë individë që i përkasin një grupi të veçantë, ndjehen të veçantë dhe kanë nevojë të respektohen si gjithë të tjerët. Diskriminimi në bazë të këtij projektligji është çdo dallim, përjashtim, kufizim apo preferencë bazuar në cilëndo arsye që ka si qëllim apo pasojë pengesën apo bërjen të pamundur të ushtrimit në të njëjtën mënyrë me të tjerët të të drejtave e lirive themelore të njohura në Kushtetutën e Shqipërisë.

Diskriminimi përfshin të gjitha format e diskriminimit, të tilla si: diskriminim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, diskriminim për shkak të shoqërimit, diskriminim për më shumë se një arsye, ngacmim, udhëzim për të diskriminuar, ose mohimi i një përshtatjeje të arsyeshme. Ngacmim është ajo formë diskriminimi që ka për qëllim apo efekt cenimin e dinjitetit të personit dhe krijimin e një mjedisi frikësues, armiqësor, përçmues, poshtërues a ofendues për atë person, si dhe në rastin e një trajtimi më pak të favorshëm, i kryer si rezultat i kundërshtimit ose i mosnënshtrimit nga ana e personit të cenuar ndaj një sjelljeje të tillë.


Projektligji parashikon ngritjen e institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen e Barazisë

Në bazë të këtij drafti është parashikuar ngritja e një institucioni të veçantë, Komisioneri për Mbrojtjen e Barazisë, i cili do të shqyrtojë të gjitha ankesat që kanë të bëjnë me personat e veçantë, që lidhet me diskriminimin që parashikohen në nenin 1 të këtij projekti. Komisioneri do të ndihmohet nga të paktën një zv.komisioner dhe tre ekspertë. Komisioneri zgjidhet nga Kuvendi me një shumicë të thjeshtë të deputetëve dhe ka një mandat pesëvjeçar. Në Nenin 26 është përcaktuar se “komisioneri paraqet një raport të paktën një herë në vit përpara komisioneve të Kuvendit”.

Në projekt është parashikuar që komisioneri të jetë i pavarur në ushtrimin e detyrës dhe t’i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjit. Paga e komisionerit barazohet me atë të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Paga e zëvendëskomisionerit është 80% e pagës së komisionerit. Komisioneri zgjidhet nga shumica e thjeshtë e anëtarëve të Kuvendit. Kandidatët për komisioner i propozohen Kuvendit nga një deputet, një grup deputetësh, si dhe nga organizata të shoqërisë civile. Para marrjes së detyrës komisioneri bën betimin para Kuvendit dhe betohet për mbrojtjen e barazisë në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë.

Më tej në projektligj parashikohen kushtet që duhet të përmbushë një kandidat për komisioner. Ai duhet të ketë cilësi të larta morale e veprimtari të shquar në komunitet, të ketë një diplomë universitare, të paktën 10 vjet përvojë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, të mos jetë deputet dhe të mos jetë të pakën vitin e fundit anëtar i organeve drejtuese të një partie.

ndiq nyjen

#3 19 janar, 2010 - 23:10
fronti polar
-0°
fronti polar
Anëtarësuar: 5.2007
Vendndodhja: veri-jug
Citim:
Në Nenin 10 të projektligjit “Për mbrojtjen nga diskriminimi” parashikohet ndalimi i diskriminimit në rastin e ushtrimit të së drejtës së besimit. “Ndalohet diskriminimi lidhur me ushtrimin e së drejtës dhe lirisë së ndërgjegjes e të fesë, veçanërisht, kur ka të bëjë me shprehjen e tyre nëpërmjet fjalëve ose paraqitjes”, - shkruhet në pikën e parë të këtij neni. Më poshtë parashikohet kufizimi i kësaj të drejte vetëm për arsye të sigurisë kombëtare.

“Përbëjnë përjashtim dispozitat e përgjithshme ligjore ose nënligjore, të cilat janë të domosdoshme për sigurinë publike, për identifikimin e personave për shkak të një interesi legjitim shtetëror, për parandalimin apo ndjekjen e veprave penale, ose kur elemente të paraqitjes janë të lidhura me detyrime që burojnë nga rregullat për ushtrimin e profesionit dhe funksione të ndryshme publike e private”, - shkruhet në pikën 2 të këtij neni.

Ndërsa në Nenin 17 të këtij drafti parashikohet e drejta e çdo njeriu, pavarësisht besimit apo fesë për të ndjekur shkollën. “Ndalohet t’i refuzohet një personi ose një grupi personash pranimi në një institucion arsimor publik”, - shkruhet në pikën dy të Nenit 17.


Këtu nuk shoh gjë që lejohet në institucione arsimore perçja etj. Neni 10 pika 2 i jep përparësi rregullores së brendshme institucionale për mbarëvajtjen. Pra siç kanë vepruar deri tani ku në shkolla ndalohet simbolika fetare, politike etj. me rregulloren përkatëse.

Mbase gazetat duhet të bëjnë më tepër kujdes kur lexojnë ligjet dhe t'i shmangin titujt e bujshëm.
_______________
transport falas
#4 20 janar, 2010 - 12:14
sami
kalimtar/e
Shteti shqiptar dmth i ka fut fetaret e homoseksualet me i thes, te te "diskriminuarit"..
#5 21 janar, 2010 - 19:42
ola
kalimtar/e
Pa lidhje me duket titulli, s'i ka ndaluar njeri fetaret te shkojne ne shkolla fetare. Kurse ne shkollat e shtetit, qe jane shkolla laike, s'ka pune te dali njeri me simbole fetare. Xhamite e kishat e medresete e jezuitet aty i kane, le te shkojne kush po i ndalon?


Merr pjesë në çështje
Kahu postar nuk bëhet publik.
Hap/mbyll ndijëzat
:);):(:D:ahaha::p:lolo::?:ok::sarkast::fyu::!:irat::qysh:
Faqosja: Lër një rresht hapësirë mes kryeradhësh. Kahet në rrjet kthehen vetiu në nyje.


RSS kryesore Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Emërtimet | Botëkuptimet | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2010 SH