Islami arsyetohet me faktin se ka një zot, por i harron melaqet, se dhe ato janë nji gja "hyjnore", pra del se feja islame ka shumë shumë qenie mbinatyrore, edhe krishterimi në anën tjetër ka shumë qenie mbinatyrore.
Në një libërth pashë ato funksionet e melaqeve, njëra kishte si mision të krijonte bereqetin apo bukën, tjetra ishte marrësi i shpritrave apo vdekja, etj. Pra, secila kishte nga një funksion që në fetë e hershme këto funksione i kishin zotërat.
Atëherë shtrohet pyetja çfarë ka përparësi politeizmi arab nga një politeizëm tjetër?
Islami dhe krishtërimi kanë ngritur një sistem besimi me shenjtë e profetë, të cilët kishin karakteristika të veçanta. Pra nuk i ngjan pak atij oborrit të Zeusit në Olimp, ku çdo perëndi kishte karakteristikat e saj dhe vendin në hierarki.
Pastaj për të mos folur për krisjet e mëdha që kanë patur këto fe, dhe mbrojtja me fanatizëm (deri në vrasje) e "vërtetësisë" së rrugës së zgjedhur. Që do të thotë prodhim të ri të shenjtëve e profetëve, dhe tani kemi... shumë besime!
Islami arsyetohet me faktin se ka një zot, por i harron melaqet, se dhe ato janë nji gja "hyjnore", pra del se feja islame ka shumë shumë qenie mbinatyrore, edhe krishterimi në anën tjetër ka shumë qenie mbinatyrore.
Muslimanët padyshim kanë probleme me qasjen e "të qenit hyjnor". M'ka ra rasti me fol me ni qikë, besimtare fanatike e islamit, dhe ajo e spjegon ketë punën e "melaqeve" si krijesa të krijuara nga zoti, megjithatë s'e mohon faktin se ne si qenie njerzore jemi objektivisht inferiorë ndaj të ashtuquajturave "melaqe" (engjuj), dhe si të këtillë na jemi t'detyrum t'i dëgjojmë "melaqet" (pra t'i bindemi). Dhe krejt çfarë të shtyn të mendosh kjo është, se n'realitet islamizmi është modifikim i krishterizmit (me fjalë tjera same shit).
Citim:
dhe tani kemi... shumë besime!
Dhe po mos t'ishin këto shume besime, njerzit do t'fanatizoheshin edhe më shumë!
Mirë që ka shumë besime (meqen'se të gjitha janë manipulim njerzish) se të jep hapsinë me e gjet vetën me cilindo "zot" apo cilatdo "rregulla hyjnore", se s'fundi njeriu si qenie është gjenetikisht i detyruar të besojë në diçka që e konsideron ma superiore.
Nuk ka asnjë të barabartë me ty midis perëndive, o Zot, as ka vepra të njëllojta me të tuat.
Kristianët besojnë se "Zoti" qenka thjesht... një... mes shumë të tillëve... (d.mth. politeizëm i kulluar).
Për t'u shënuar është dhe përkthimi arbitrar i hebraikes יהוה (Jhvh) me shqipen Zot si emër të përveçëm! Zbërthimi i thjeshtë kuptimor i fjalisë (ku "perëndi" d.m.th. "zot"):
Citim:
Nuk ka asnjë të barabartë me ty midis zotave, o Zot, as ka vepra të njëllojta me të tuat.
Kush nuk do gajasej pasi ta dëgjonte këtë? Është po ajo fjali më lart, por pa përshtatjen me paramendim kryer nga përkthyesit kristianë. Këtu kemi uzurpim të fjalës shqipe "zot" dhe mujshim kuptimor të saj për të akomoduar hebraiken "Jhvh". Përkthimi i saktë do të qe:
Citim:
Nuk ka asnjë të barabartë me ty midis zotave (perëndive), o Jahveh, as ka vepra të njëllojta me të tuat.
Ku Jahvehu, duhej të ishte më i miri i e më i bukuri i të gjithë shpendëve, në sytë e çifutit që duhej të thoshte psalmin...
Por nëse do të përkthehej saktë, cili njeriu jo-çifut do t'i ngjallje qoftë dhe pak interes, apo ta kërcënoje me shprehje të atilla si: "Duaje Jahvehun!", "Jahvehu të do!", "Ati yt Jahvehu!", "Beso tek Jahvehu!"; "Bindju Jahvehut!"; "Bjer përpara Jahvehut!"; "Jahvehu dha birin e tij të vetëmlindur për ty"; "Jahvehu do të dënojë në Gehenë, po s'iu binde", etj. Për kët shkak mbase u nevojit një metodë pak më zvarranike dhe tipike fetare, si ajo e uzurpimit terminologjik...
Komikja kur flet me të ashtuquajturit kristianë shqiptarë është se s'ia kanë as idenë si quhet ky "zoti" i tyre. Shpesh kujtojnë se mos ti që po ia thua, je ndonjë nga "ata të Jehovait"... që e "interpreton Biblën gabim"...
Është e kuptueshme që nëse vetëquhesh kristian do të thotë me përqindje dërrmuese që s'e ke lexu ndonjëherë Biblën në jetën tate (përndryshe alternativa tjetër është e pahijshme të thuhet...).
E vijmë këtu në zgjerimin e pyetjes së temës:
Çfarë ka përparësi politeizmi semit nga një politeizëm tjetër?
Xhebraili është i ngarkuar me shpalljen e urdhërave të Zotit pejbamberëve.
Azraili merr shpirtrat e njerëzve apo sjell vdekjen njëlloj sikur Tanatosi i mitologjisë së lashtë.
Mikaili sjell bollëkun, sikurse Demetra.
Israfili ka për detyrë t'i fryjë një lloj instrumenti me të cilin do t'a shembë botën në ditën e Kiametit.
Secili nga këto engjëj ka një funksion të caktuar, sikurse perënditë e Olimpit.
Ibrahimi/Abrahami, dëshiron t'a flijojë të birin për Allahun, Allahu e lejon që në vend të djalit të flijojë një qengj të cilin e zbret nga qielli. Agamemnoni don t'a bëjë fli Ifigjeninë për Artemidën dhe sipas disa versioneve të tjera të kësaj legjende Artemida zbret një dré nga qielli që t'a zëvendësojë Ifigjeninë.
Arabët mblidhen rreth Qabës, shqipëtarët rreth Tomorit.
Përhapja e krishterimit dhe islamit në Europë, sipas mendimit tim është një triumf i Azisë mbi Europën. Dhe mveshja e krishterimit me tipare pagane është një triumf gjysmak i Europës mbi Azinë.
Çfarë ka përparësi politeizmi semit nga një politeizëm tjetër?
Politeizmi semit është në amplitudën e lulzimit, njejt sikurse feja krishtere që ka qenë në kohë të mesjetës e më vonë dhe, ndryshe nga fetë tjera më të vjetra - që për njerzimin janë monotone dhe më pak bindëse, fetë semite nxjerrin në shesh një të vërtetë më freskuse dhe në aspekte shkencore më të bindshme - kuptohet në përpjestim me nivelin e zhvillimit të kulturës dhe dijenisë së popujve të kohës kur janë formuar. Realiteti është se islamizmi (në veçanti) është fe e modës. Por, që fatkeqsisht nga mendjelehtit njerëz është kuptuar gabim dhe keqinterpretohet dita e ditës më shumë. Si duket personat (meqë rrënjsisht besoj se islamizmi është krijuar nga njerëzit) që e kanë krijuar nuk e kanë parashikuar të ketë kaq bujë kjo pseudo-fe, sepse mendoj qëllimi i krijimit ishte në rradhë të parë bashkimi i fiseve arabe.
Për mos të hyrë më thellë në teza individuale në lidhje me këtë çështje, s'fundi theksoj se "problemi" qëndron te opinioni shpejtë dhe lehtë i korruptuar i njerëzve në botë dhe jo te përparësia e një feje ndaj tjetrës, të gjitha janë njejtë të rreme.
Ndërsa unë kam një përshtypje se religjionet u janë përshtatur sistemeve të ndryshme ekonomiko-shoqërore. Në bashkësitë e hershme të kohës së gurit dhe të bronzit gjejmë kryesisht totemizmin dhe animizmin, në kohën skllavopronare shfaqet besimi në panteon me perëndi në formë njeriu, ndërsa fetë abrahamiane lulëzuan krahas me feudalizmin, me dobësimin e feudalizmit shfaqen edhe kishat reformatore (protestantë), ndërsa sot në kohën moderne kemi sekte të panumërta si dhe ringjallje të kulteve të vjetra pagane.
Ndërsa unë kam një përshtypje se religjionet u janë përshtatur sistemeve të ndryshme ekonomiko-shoqërore.
Vetëm u janë përshtatur?! Ato dhe i kanë zëvendësuar për shumë vite. Mendoj se kjo do ishte një çështje që duhet dhe do ta zgjerojmë diku tjetër sepse nxjerr në pah moralin e vërtetë krishtero/muslimano/hebre.
Atëherë shtrohet pyetja çfarë ka përparësi politeizmi arab nga një politeizëm tjetër?
Fjala "politeizëm" rrjedh nga greqishtja që d.t.th, "poly-shumë" dhe "Theos-perëndi". Besimi në qenje mbinjerëzore (njëkohësisht më e ulët se zoti) sihte poashtu i pranishëm edhe në paganizëm. Por kjo nuk e bënë një religjion politeist. Në fakt, adhurimi i atyre qenjeve e bën. Kur një religjion predikon besimin në shumë perëndi por adhurimin e një perëndie të caktum, atëherë ai quhet "henoteist". Ose "Duoteist", nëse adhurohen dy perëndi, si shembull!
Prap islamizmin nuk e kisha konsideru as politeist as henoteist. Se këto qenje besohet të jenë më të ulëta nga ky "zot".
Në fakt adhurimi i qenieve s'ka të bëjë me -teizmin, por me -latrinë. Hyjmë në fushat e monolatrisë e polilatrisë me atë që ke thënë në pjesën e shënuar. Teizmi është besimi (jo adhurimi) në një a më shumë zota, a në ekzistencën e një a më shumë zotave, a në idenë se një a më shumë zota krijuan gjithësinë a tokën, etj. dhe si term nuk e përfshin diku adhurimin.
Llojet e -latrisë do të mund të puqeshin deri diku me termat fe, fetar, por jo me ato teizëm, teist.
Nga ana kuptimore çdo gjë në rastin e teizmit varet nga përkufizimi i fjalës zot. Gjë që me radhën e vet e mbështet ende çështjen e ngritur sepse teknikisht fetë e ashtuquajtura monoteiste, janë fe politeiste meqënëse parimisht kanë një tepri njësish absurde të tipit "qenie mbinatyrore / zot" dhe ndarja është problematike sepse vetë e kanë shpikur dhe në fakt nuk e kuptojnë se ç'thotë.
Kështu që vazhdon të shtrohet pyetja se çfarë ka përparësi politeizmi semit nga një politeizëm tjetër (përveç faktit që promovon inçestin, pedofilinë, vrasjen e grave, fëmijve e të tjera arritje të tilla kulturore).
Veç se po, përcaktimi (definocioni) i zotit nga Islami e bën këtë fe monoteiste. të gjitha krijesat e tjera nuk përputhen me një përcaktim të tillë. Se as një krijes tjetër nuk quhet zotë sado mbinjerzore qe e marrin.
Po simas këtij përkufizimit islamik dhe në sistemin e Olimpit ligjin e bote Zeusi kështu që dhe politeizmi pellazg del monoteist... Prapë vijmë te shkrimi i parë.
Po simas këtij përkufizimit islamik dhe në sistemin helen ligjin e bote Zeusi kështu që dhe politeizmi del monoteist... Prapë vijmë te shkrimi i parë.
Madje Zeusi vrau Asklepin pse ai ngjalli njerëzit, gjë që Allahu nuk e bëri me Shejtanin, ai atë nuk e vrau por e përzuri. Tash regjimi i Zeusit po del më i rreptë se sa i Allahut, kështuqë Allahu lejon pushtete paralele, pra Politeizëm, ndërsa Zeusi nuk lejon pushtet paralel.
Po simas këtij përkufizimit islamik dhe në sistemin e Olimpit ligjin e bote Zeusi kështu që dhe politeizmi pellazg del monoteist... Prapë vijmë te shkrimi i parë.
Por grekët nuk e kan adhuru apo besu vetëm Zeusin. Zeusi njihej si eprori në panteon por adhurimet e besimi nuk iu drejtuan vetëm tij. Antikët besonin edhe në qenje tjera më të larta se njerëzit dhe më të ulëta se perenditë. Vetë fjala daimonoid ka kuptimin e një qenjeje të tillë. Dhe Angelos- në greqishte ka kuptimin e lajmëtarit të zotave, më e ulët në hierarki.
Pra perënditë janë ata të rankut epror që e ban fenë monoteiste (një zot), duoteiste (dy zota), politeiste (shumë zota) apo edhe henoteiste (besimi i shumë zotave por adhurimi i njërit).
Edhe në Bibël edhe në Kuran rrëfehet se ka VETEM NJË ZOT. Nuk ka rëndësi se çka ka më të ulët se ai.
Citim:
Thënë nga Shqipe

Besom se jo vllaqko. Lexoj këto fjalë Kuranore!
Citim:
Suretu Sad (38)
79. Ai tha: “Zoti im, më jep afat deri në ditën e ringjalljes!”
80. (Zoti) Tha: “Po, je prej atyre të afatizuarëve,
81. deri në kohën e ditës së caktuar!”
82. Ai tha: “Pasha madhërinë Tënde, kam për t’i shmangur pre rrugës së drejtë që të gjithë,
83. përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!”
84. (Zoti) Tha: “Pasha të vërtetën, e Unë e flas vetëm të vërtetën:
85. Unë do ta mbushi Xhehennemin me ty dhe të gjithë ata që vijnë pas teje!”
Më mirë vdekje apo vuajtje e përhershme?
Së paku miti për Zeusin shpreh një karakter të egoizmit njerëzor për me mbrojt pushtetin. Ndërsa Allahu shpreh një karakter psikopate. Meqë ai vetë e krijoi Iblisin mendjemadh dhe shkaku i tiparit të tillë ai e dëbon dhe do ta djeg në Ferr në përjetësi. Më keq... edhe ata që u "mashtruan" nga ai (që nuk kishin fuqi me i frenu nxitësit drejt sjelljeve të ndalume)
Allahu po ashtu tregohet i palogjikshëm ose ndoshta edhe jo i sinqertë. Meqë e përshkruan vetën si të përktyer (pa kufizime) ai nuk kishte me leju dukuri që e zhgënjejnë atë. Në të kundërtën ai krijon vetë shkaqet dhe për pasojat shkrep mizori të paarsyeshme.
Zoti eshte Zot nuk varet nga askush, ndersa melaqet varen nga Zoti.
Prandaj nuk eshte njesoj. Ka vetem nje Zot ai eshte All-llahu i Madheruar, i Cili eshte i Perjetshem i Pavdekshem.
Lëre këtë temë! E kem zgjidh kohë më parë me sa më dukët. Vetëm po dëshmon se nuk po lexon gjë më shumë se titujt qe po të frymëzojn me e shpreh mendimin tënd të paluhatshëm në saktësijën e shenjt.
Ndërsa unë kam një përshtypje se religjionet u janë përshtatur sistemeve të ndryshme ekonomiko-shoqërore. Në bashkësitë e hershme të kohës së gurit dhe të bronzit gjejmë kryesisht totemizmin dhe animizmin, në kohën skllavopronare shfaqet besimi në panteon me perëndi në formë njeriu, ndërsa fetë abrahamiane lulëzuan krahas me feudalizmin, me dobësimin e feudalizmit shfaqen edhe kishat reformatore (protestantë), ndërsa sot në kohën moderne kemi sekte të panumërta si dhe ringjallje të kulteve të vjetra pagane.
Para ca kohesh rastisa ne nje dokumenter i cili fliste per nje religjon te ri te viteve te fundit, ishte nje lloj budallalleku, qe kur e tregoj me vjen gjithmone te qesh. Keta "Bij te shekullit te ri" besonin se U.F.O.-t ose me mire Alienet qe vizitojne token tone (dhe takojne vec presidentin e Amerikes) jane KOMUNISTE dhe duan te bashkojne gjithe universin nen kete besim te tyren. Nuk eshte rrene!
Kjo me beri te mendoj per gjenezen e feve: mosdija e prejardhjes se fenomeneve te ndryshme. Ne lashtesi kjo solli besimin ne zot, ne kohet tona kufiri i padijes eshte zhvendosur ne hapesire, si rrjedhoje edhe feja e re do jete kete te beje me kete "te fshehte".
Dic tjeter me mundon sa here e kaloj neper mend. Nese marim te mireqene faktin se besimi judaismo/kristianizmo/islamk ka te drejte, atehere del se ne kohet moderne religjonet duhet te ishin politeiste, kjo pasi ka goxha kohe qe i jemi larguar mrekullive dhe shpalljeve te dikurshme te zotit dhe si natyre njerezore ne priremi t'i harrojme gjerat sa me shume kalon koha.
Cuditerisht ne koherat e lashta ishim politeiste, atehere kur trashegimine kulturore monoteiste duhet ta kishim edhe me te forte! Ketu ka dicka qe nuk shkon.

S'ka ndonjë gjë që s'shkon. Thjesht me centralizimin e pushtetit dhe bashkimin e fiseve u shkrinë dhe zotat e besimet e secilit fis apo njësie administrative, në rang regjimi të centralizuar, mbretërie a perandorie dmth. dhe kështu u standardizua formati i besimit duke nxjerrë një masë për të gjithë.
Si pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj u shkrinë zotat në një të tillë dhe praktikat në një kuadër të standardizuar. Këtë bëri Egjypti, Babilonia, Roma, Bizanti, Kalifati etj. Shpjegimi i kësaj i përket lëndës së historisë dmth dhe zhvillimit të sistemeve politike.
6.000
Vendndodhja: Tiranë
Islami dhe krishtërimi kanë ngritur një sistem besimi me shenjtë e profetë, të cilët kishin karakteristika të veçanta. Pra nuk i ngjan pak atij oborrit të Zeusit në Olimp, ku çdo perëndi kishte karakteristikat e saj dhe vendin në hierarki.
Pastaj për të mos folur për krisjet e mëdha që kanë patur këto fe, dhe mbrojtja me fanatizëm (deri në vrasje) e "vërtetësisë" së rrugës së zgjedhur. Që do të thotë prodhim të ri të shenjtëve e profetëve, dhe tani kemi... shumë besime!
Vendndodhja: Prishtinë
Muslimanët padyshim kanë probleme me qasjen e "të qenit hyjnor". M'ka ra rasti me fol me ni qikë, besimtare fanatike e islamit, dhe ajo e spjegon ketë punën e "melaqeve" si krijesa të krijuara nga zoti, megjithatë s'e mohon faktin se ne si qenie njerzore jemi objektivisht inferiorë ndaj të ashtuquajturave "melaqe" (engjuj), dhe si të këtillë na jemi t'detyrum t'i dëgjojmë "melaqet" (pra t'i bindemi). Dhe krejt çfarë të shtyn të mendosh kjo është, se n'realitet islamizmi është modifikim i krishterizmit (me fjalë tjera same shit).
Dhe po mos t'ishin këto shume besime, njerzit do t'fanatizoheshin edhe më shumë!
Mirë që ka shumë besime (meqen'se të gjitha janë manipulim njerzish) se të jep hapsinë me e gjet vetën me cilindo "zot" apo cilatdo "rregulla hyjnore", se s'fundi njeriu si qenie është gjenetikisht i detyruar të besojë në diçka që e konsideron ma superiore.
since the light began its journey
6.000
Vendndodhja: Tiranë
Mirë që ka shumë besime.
Po! Por jo të ekzistojnë në formën e kristianizmit apo myslimanizmit sepse më duket hipokrizi.
vintermark
Vendndodhja: Afganistan
Nuk ka asnjë të barabartë me ty midis perëndive, o Zot, as ka vepra të njëllojta me të tuat.
Kristianët besojnë se "Zoti" qenka thjesht... një... mes shumë të tillëve... (d.mth. politeizëm i kulluar).
Për t'u shënuar është dhe përkthimi arbitrar i hebraikes יהוה (Jhvh) me shqipen Zot si emër të përveçëm! Zbërthimi i thjeshtë kuptimor i fjalisë (ku "perëndi" d.m.th. "zot"):
Kush nuk do gajasej pasi ta dëgjonte këtë? Është po ajo fjali më lart, por pa përshtatjen me paramendim kryer nga përkthyesit kristianë. Këtu kemi uzurpim të fjalës shqipe "zot" dhe mujshim kuptimor të saj për të akomoduar hebraiken "Jhvh". Përkthimi i saktë do të qe:
Ku Jahvehu, duhej të ishte më i miri i e më i bukuri i të gjithë shpendëve, në sytë e çifutit që duhej të thoshte psalmin...
Por nëse do të përkthehej saktë, cili njeriu jo-çifut do t'i ngjallje qoftë dhe pak interes, apo ta kërcënoje me shprehje të atilla si: "Duaje Jahvehun!", "Jahvehu të do!", "Ati yt Jahvehu!", "Beso tek Jahvehu!"; "Bindju Jahvehut!"; "Bjer përpara Jahvehut!"; "Jahvehu dha birin e tij të vetëmlindur për ty"; "Jahvehu do të dënojë në Gehenë, po s'iu binde", etj. Për kët shkak mbase u nevojit një metodë pak më zvarranike dhe tipike fetare, si ajo e uzurpimit terminologjik...
Komikja kur flet me të ashtuquajturit kristianë shqiptarë është se s'ia kanë as idenë si quhet ky "zoti" i tyre. Shpesh kujtojnë se mos ti që po ia thua, je ndonjë nga "ata të Jehovait"... që e "interpreton Biblën gabim"...
Është e kuptueshme që nëse vetëquhesh kristian do të thotë me përqindje dërrmuese që s'e ke lexu ndonjëherë Biblën në jetën tate (përndryshe alternativa tjetër është e pahijshme të thuhet...).
E vijmë këtu në zgjerimin e pyetjes së temës:
Çfarë ka përparësi politeizmi semit nga një politeizëm tjetër?
Na ishte njëherë zoti...
Azraili merr shpirtrat e njerëzve apo sjell vdekjen njëlloj sikur Tanatosi i mitologjisë së lashtë.
Mikaili sjell bollëkun, sikurse Demetra.
Israfili ka për detyrë t'i fryjë një lloj instrumenti me të cilin do t'a shembë botën në ditën e Kiametit.
Secili nga këto engjëj ka një funksion të caktuar, sikurse perënditë e Olimpit.
Ibrahimi/Abrahami, dëshiron t'a flijojë të birin për Allahun, Allahu e lejon që në vend të djalit të flijojë një qengj të cilin e zbret nga qielli. Agamemnoni don t'a bëjë fli Ifigjeninë për Artemidën dhe sipas disa versioneve të tjera të kësaj legjende Artemida zbret një dré nga qielli që t'a zëvendësojë Ifigjeninë.
Arabët mblidhen rreth Qabës, shqipëtarët rreth Tomorit.
Përhapja e krishterimit dhe islamit në Europë, sipas mendimit tim është një triumf i Azisë mbi Europën. Dhe mveshja e krishterimit me tipare pagane është një triumf gjysmak i Europës mbi Azinë.
Vendndodhja: Prishtinë
Çfarë ka përparësi politeizmi semit nga një politeizëm tjetër?
Politeizmi semit është në amplitudën e lulzimit, njejt sikurse feja krishtere që ka qenë në kohë të mesjetës e më vonë dhe, ndryshe nga fetë tjera më të vjetra - që për njerzimin janë monotone dhe më pak bindëse, fetë semite nxjerrin në shesh një të vërtetë më freskuse dhe në aspekte shkencore më të bindshme - kuptohet në përpjestim me nivelin e zhvillimit të kulturës dhe dijenisë së popujve të kohës kur janë formuar. Realiteti është se islamizmi (në veçanti) është fe e modës. Por, që fatkeqsisht nga mendjelehtit njerëz është kuptuar gabim dhe keqinterpretohet dita e ditës më shumë. Si duket personat (meqë rrënjsisht besoj se islamizmi është krijuar nga njerëzit) që e kanë krijuar nuk e kanë parashikuar të ketë kaq bujë kjo pseudo-fe, sepse mendoj qëllimi i krijimit ishte në rradhë të parë bashkimi i fiseve arabe.
Për mos të hyrë më thellë në teza individuale në lidhje me këtë çështje, s'fundi theksoj se "problemi" qëndron te opinioni shpejtë dhe lehtë i korruptuar i njerëzve në botë dhe jo te përparësia e një feje ndaj tjetrës, të gjitha janë njejtë të rreme.
since the light began its journey
6.000
Vendndodhja: Tiranë
Ndërsa unë kam një përshtypje se religjionet u janë përshtatur sistemeve të ndryshme ekonomiko-shoqërore.
Vetëm u janë përshtatur?! Ato dhe i kanë zëvendësuar për shumë vite. Mendoj se kjo do ishte një çështje që duhet dhe do ta zgjerojmë diku tjetër sepse nxjerr në pah moralin e vërtetë krishtero/muslimano/hebre.
nëntokë
Vendndodhja: Prishtinë
Atëherë shtrohet pyetja çfarë ka përparësi politeizmi arab nga një politeizëm tjetër?
Fjala "politeizëm" rrjedh nga greqishtja që d.t.th, "poly-shumë" dhe "Theos-perëndi". Besimi në qenje mbinjerëzore (njëkohësisht më e ulët se zoti) sihte poashtu i pranishëm edhe në paganizëm. Por kjo nuk e bënë një religjion politeist. Në fakt, adhurimi i atyre qenjeve e bën. Kur një religjion predikon besimin në shumë perëndi por adhurimin e një perëndie të caktum, atëherë ai quhet "henoteist". Ose "Duoteist", nëse adhurohen dy perëndi, si shembull!
Prap islamizmin nuk e kisha konsideru as politeist as henoteist. Se këto qenje besohet të jenë më të ulëta nga ky "zot".
vintermark
Vendndodhja: Afganistan
Llojet e -latrisë do të mund të puqeshin deri diku me termat fe, fetar, por jo me ato teizëm, teist.
- ateizëm / jozotizëm
- teizëm / zotizëm
Nga ana kuptimore çdo gjë në rastin e teizmit varet nga përkufizimi i fjalës zot. Gjë që me radhën e vet e mbështet ende çështjen e ngritur sepse teknikisht fetë e ashtuquajtura monoteiste, janë fe politeiste meqënëse parimisht kanë një tepri njësish absurde të tipit "qenie mbinatyrore / zot" dhe ndarja është problematike sepse vetë e kanë shpikur dhe në fakt nuk e kuptojnë se ç'thotë.
Kështu që vazhdon të shtrohet pyetja se çfarë ka përparësi politeizmi semit nga një politeizëm tjetër (përveç faktit që promovon inçestin, pedofilinë, vrasjen e grave, fëmijve e të tjera arritje të tilla kulturore).
Na ishte njëherë zoti...
nëntokë
Vendndodhja: Prishtinë
-0°
Vendndodhja: veri-jug
transport falas
Madje Zeusi vrau Asklepin pse ai ngjalli njerëzit, gjë që Allahu nuk e bëri me Shejtanin, ai atë nuk e vrau por e përzuri. Tash regjimi i Zeusit po del më i rreptë se sa i Allahut, kështuqë Allahu lejon pushtete paralele, pra Politeizëm, ndërsa Zeusi nuk lejon pushtet paralel.
nëntokë
Vendndodhja: Prishtinë
Po simas këtij përkufizimit islamik dhe në sistemin e Olimpit ligjin e bote Zeusi kështu që dhe politeizmi pellazg del monoteist... Prapë vijmë te shkrimi i parë.
Por grekët nuk e kan adhuru apo besu vetëm Zeusin. Zeusi njihej si eprori në panteon por adhurimet e besimi nuk iu drejtuan vetëm tij. Antikët besonin edhe në qenje tjera më të larta se njerëzit dhe më të ulëta se perenditë. Vetë fjala daimonoid ka kuptimin e një qenjeje të tillë. Dhe Angelos- në greqishte ka kuptimin e lajmëtarit të zotave, më e ulët në hierarki.
Pra perënditë janë ata të rankut epror që e ban fenë monoteiste (një zot), duoteiste (dy zota), politeiste (shumë zota) apo edhe henoteiste (besimi i shumë zotave por adhurimi i njërit).
Edhe në Bibël edhe në Kuran rrëfehet se ka VETEM NJË ZOT. Nuk ka rëndësi se çka ka më të ulët se ai.
Madje Zeusi vrau Asklepin pse ai ngjalli njerëzit, gjë që Allahu nuk e bëri me Shejtanin, ai atë nuk e vrau por e përzuri. Tash regjimi i Zeusit po del më i rreptë se sa i Allahut, kështuqë Allahu lejon pushtete paralele, pra Politeizëm, ndërsa Zeusi nuk lejon pushtet paralel.
Besom se jo vllaqko. Lexoj këto fjalë Kuranore!
79. Ai tha: “Zoti im, më jep afat deri në ditën e ringjalljes!”
80. (Zoti) Tha: “Po, je prej atyre të afatizuarëve,
81. deri në kohën e ditës së caktuar!”
82. Ai tha: “Pasha madhërinë Tënde, kam për t’i shmangur pre rrugës së drejtë që të gjithë,
83. përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!”
84. (Zoti) Tha: “Pasha të vërtetën, e Unë e flas vetëm të vërtetën:
85. Unë do ta mbushi Xhehennemin me ty dhe të gjithë ata që vijnë pas teje!”
Më mirë vdekje apo vuajtje e përhershme?
Së paku miti për Zeusin shpreh një karakter të egoizmit njerëzor për me mbrojt pushtetin. Ndërsa Allahu shpreh një karakter psikopate. Meqë ai vetë e krijoi Iblisin mendjemadh dhe shkaku i tiparit të tillë ai e dëbon dhe do ta djeg në Ferr në përjetësi. Më keq... edhe ata që u "mashtruan" nga ai (që nuk kishin fuqi me i frenu nxitësit drejt sjelljeve të ndalume)
Allahu po ashtu tregohet i palogjikshëm ose ndoshta edhe jo i sinqertë. Meqë e përshkruan vetën si të përktyer (pa kufizime) ai nuk kishte me leju dukuri që e zhgënjejnë atë. Në të kundërtën ai krijon vetë shkaqet dhe për pasojat shkrep mizori të paarsyeshme.
Prandaj nuk eshte njesoj. Ka vetem nje Zot ai eshte All-llahu i Madheruar, i Cili eshte i Perjetshem i Pavdekshem.
nëntokë
Vendndodhja: Prishtinë
sypetrit
Vendndodhja: n'kacolle