Deizmi


Deizmi, nga trajta latine "deus = zot", është një qëndrim hibrid mes ateizmit dhe teizmit i cili beson se ekziston një "zot", por i cili nuk është "i mbinatyrshëm". Ky qëndrim hedh poshtë librat e shenjtë, fenë e organizuar, profecitë, mrekullitë, dhe subjekte të tjera që janë baza e teizmit tradicional.

Deizmi pohon se besimi fetar duhet të mbështetet mbi arsyen njerëzore dhe në njohjen e natyrës dhe se janë pikërisht këta elementë që pohojnë ekzistencën e një "zoti", i cili ndonëse besohet të ketë krijuar dikur gjithësinë, tashmë nuk merr pjesë aktive në të, nuk ndërhyn në rrjedhën e ngjarjeve.

Për shkak të këtij qëndrimi, deizmi konsiderohet shpesh si një shkallë kalimi nga teizmi në ateizëm, duke shërbyer si formë lehtësuese.

Lindjen, mbështetjen më të gjerë dhe shkëputjen parimore nga teizmi e fitoi gjatë shek. XVII dhe XVIII në Evropë.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading