Antiteizmi


Antiteizmi është kundërshtimi i vendosur i teizmit, d.m.th. i besimit në "zot" dhe fesë. Dallimi kryesor që e veçon këtë term nga ateizmi si tërësi është se antiteizmi jo vetëm që nuk beson në "zot" a "zota", por e kundërshton ballazi apo i kundërvihet gjallërisht këtij besimi.

Antiteizmi është mbiquajtur historikisht dhe ateizëm militant, si promotor aktiv i ateizmit dhe armik i shpallur i teleologjisë teiste.

Përtej kësaj baze të ngritur mbi ateizmin eksplicit (teorik), antiteizmi përdor mënyra të drejtpërdrejta e shpeshherë me tipare ideologjike që vijnë nga fusha sociale, ekonomike, politike, filozofike e kështu me radhë, për të sulmuar dhe zhdukur teizmin.

Në këto raste, antiteizmi dhe thirret nga ideologji të caktuara duke u kthyer në armë që vihet në funksion të tyre duke vjelë dhe retorikë të mirëfilltë prej ideologjive sipas rastit.

Nacionalizmi shqiptar është p.sh. një nga ideologjitë që ka thirrur shpesh antiteizmin në përpjekjen e vet për të mbrojtur kombin nga fetë meslindore.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore