Animizmi


Animizmi, fundaja e paganizmit, vjen nga trajta latine "anima = shpirt, frymë" dhe karakterizon adhurimet e vjetra të natyrës kur çdo dukuri apo objekt në natyrë shquhej si qenie e gjallë, pra, me frymë. Funksioni kryesor i animizmit ka qenë trajtënjerëzor (antropomorf) në shpjegimin e natyrës dhe sjelljes së njeriut në shoqëri.

Animizmi është përdorur për të njoftuar dhe gjendjet emocionale të njeriut si mëria, dashuria, etj. duke iu dhënë këtyre ndjenjave instancë frymori, shpirti, hijeje, në realitet.

Zhvillimi i kësaj pikëpamjeje në interpretimin e natyrës shpeshherë e njësonte instancën lëndore të objektit a dukurisë me atë frymore, apo shpirtërore duke e konsideruar objektin a dukurinë si qenie të gjallë e të vetëdijshme. Për shkak të këtij qëndrimi dhe respekti më i thellë ndaj natyrës historikisht është arritur pikërisht në animizëm.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore