Lejohen hapësirat, mesviza dhe nënviza; Nuk lejohen shenja të tjera pikësimi veç pikës.
 
Për llogarinë e re plotëso fjalëkalimin në të dy fushat.
Pyetje sigurie për parandalimin e automatëve.
Kushtet e anëtarësimit dhe të pjesëmarrjes

1. Anëtarësimi:

1.1. Me anëtarësimin në faqe pohoj se nuk besoj në "zot(a)" dhe absurditete të tjera të këtij lloji.
1.2. Me anëtarësimin në faqe e kuptoj se tematika e faqes është ateizmi eksplicit dhe antiteizmi.

2. Pjesëmarrja:

Nuk lejohen dhe shlyhen me të parë:

2.1. (Etikë) Llogaritë e predikuesve dhe provokuesve fetarë të cilido lloji;
2.2. (Etikë) Shkrimet që sulmojnë personin e shkruesit me qëllim shmangien e temës dhe llogaritë e anëtarëve që e bëjnë këtë në mënyrë të përsëritur;
2.3. (Etikë) Shkrimet që përdorin pa korë gërma të mëdha, të trasha etj., të cilat kuptohen si "bërtitje" në etikën e internetit, dhe llogaritë e anëtarëve që e bëjnë këtë në mënyrë të përsëritur;
2.4. (Jashtë teme) Shkrimet me tematikë që nuk i përkasin kësaj faqeje;
2.5. (Jashtë teme) Shkrimet që nuk kanë të bëjnë me temën, lajmin, artikullin që diskutohet, që replikojnë jashtë konteksti, ose që shfaqin se shkruesi nuk ka lexuar temën, lajmin, artikullin ku merr pjesë, ose ku shkruesi përpiqet të shmangë temën qëllimisht;
2.6. (Teknike) Shkrime të gjata të cituara nga të tretë, të cilat nuk përmbajnë mendimin e sjellësit, apo sqarim përkatës;
2.7. (Teknike) Shkrimet që shkruhen në gjuhë të huaj (përveç kur sillen si citim prej diku me sqarim përkatës apo si lajm);
2.8. (Teknike) Shkrimet që përsëriten vend e pa vend.

3. Sjellja

Pjesëmarrësit priten që:

3.1. Të jenë mbi moshën 16 vjeç;
3.2. Të krijojnë dhe të mbajnë vetëm një llogari për person;
3.3. Të shkruajnë shqip me alfabet shqip, jo "albanisht";
3.4. T'i përmbahen tematikës së faqes;
3.5. Në shkrimet e të tretëve të vendosin burim (autori, botimi, viti, nyja në rrjet, faqja nga citohet etj.);
3.6. Të përdorin arsye, d.m.th. të argumentojnë pozicionin e tyre;
3.7. Të mos merren me personin e tjetrit, por me mendimet e shprehura;
3.8. Bashkë me artikuj apo citime, që sjellin nga të tretë, të shprehin dhe mendimin e tyre në lidhje me to;
3.9. Të mos sjellin një artikull të tërë nga rrjeti duke rënduar temat, por të citojnë një kalesë domethënëse nga artikulli dhe të japin nyjen për tek artikulli i plotë;
3.10. Të mos shmangin lajmin, temën, artikullin në diskutime pa lidhje, por të hapin tema të reja të posaçme në forum;

4. Tematika e faqes

Në një mjedis virtual ku diskutohet ateizmi është e kuptueshme që mbetet të diskutohet vetëm ateizmi eksplicit/teorik dhe antiteizmi. Ateizmi implicit nuk ka çfarë të diskutojë rreth teizmit, sepse ose nuk e ka hasur kurrë teizmin (besimin në "zot"), ose nuk e përfill fare atë.

Në ateizmin eksplicit, pra që është mirëfilli kritik ndaj fesë, baza emocionale, ndonëse llogaritet, nuk ka asnjë relevancë ndaj vërtetësisë së diçkaje. P.sh. të thuash "Jam ateist se zoti la që macja ime të ngordhte dhe unë e desha shumë macen!" apo "Besoj në zot, sepse ashtu më intereson!" (që nënkupton se dhe dikujt tjetri mund t'i interesojë a t'i pëlqejë që 2+2=65) nuk kanë asnjë relevancë për sa i përket logjikës formale apo zhvillimit të temave ndaj dhe konsiderohen jashtë tematikës.

5. Përgjegjësia për shkrimet

Shkrimet e sjella këtu, ndonëse ndjekin drejtime të përcaktuara nga sipërmarrja, shprehin gjithnjë pikëpamjet e shkruesit a shprehësit të tyre, të cilat nuk janë domosdoshmërisht dhe pikëpamje të kësaj faqeje, ndaj kjo e fundit nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen eksplicite e nuk zotohet e as dorëzanon për saktësinë, tërësinë apo dobishmërinë e asnjë shkrimi të sjellë nga pjesëmarrësit, ndërkohë që gjithsesi çka bie ndesh me rregullat e sipërmarrjes do të trajtohet nga grupi redaktues, që nga ana e vet ruan të drejtën ndryshimit, zhbotimit, shlyerjes së cilitdo shkrimi dhe cilësdo llogarie anëtari për cilindo shkak kundërvajtës të rregullores.

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading